Gjergj Vyshka 07.08.2016 15:20
Përfaqësuesja e Kosovës në qitje 10 metra ajër, Urata Rama, nuk arriti pikët për të siguruar kalimin më tutje. Ajo përfundoi garën me 402 pikë. Pas 4 serive me nga 10 gjuajtje arriti rezultatin përfundimtar me 402.3 pikë. Nga 51 garuese përfundoi e 48-ta. Rekordi i saj mbetet 409.4 pikë.
Trajneri i saj Ali Pllana, për KTV-në, ka thënë se ishte rezultat i pritur, ndërsa ka shtuar se në Kosovë nuk është investuar shumë në këtë sport. “Rezultat i pritur, por në përgjithësi jam i kënaqur”, – ka thënë Pllana për televizionin kosovar, KTV.
19-vjeçarja nga Virxhinia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Virxhinia Threshër, ka dërguar në shtëpi medaljen e artë në këtë disiplinë, ndërsa pas saj kanë ardhur kinezet Li Du dhe Ji Siling.
Du ka marrë medaljen e argjendtë dhe Siling, që ishte fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, është mjaftuar me medaljen e bronztë. Thrasher do të sfidojë kinezet në 50 metra ajër pas pak ditësh.
Rezultatet teknike të qitjes me pushkë 10 metra ajër
Nr. Sportistja / Vendi Rezultati
- Virxhinia Thrasher (SHBA) 208.0 pikë
- Li Du (Kinë) 207.0 pikë
- Siling Vi (Kinë) 185.4 pikë