AlbanianSport.com 01.08.2016 19:50
ASNN – Ku kanë mbetur edhe 5 ditë nga nisja e Lojërave Olimpike, vendi organizator, Brazili, e sidomos qyteti mikpritës, Rio De Zhaniero përballet me një sërë sfidash. Përkundër këshillave të popullsisë dhe autoriteteve vendase, organizatorët e Lojërave Olimpike e ndërtuan qendrën televizive në breg të detit në plazhin e Kopakabanës.
Dhe nuk vonuan edhe pasojat e një vendimi të tillë. Sikundër ishte paralajmëruar nga vendasit, qendra ishte shumë afër bregut dhe në fundjavë ajo u godit nga dallgët, duke shkaktuar edhe përmbytjen e pjesshme të saj. “Ne kemi kontaktuar me personat përgjegjës dhe i paralajmëruam”, – thotë Horacio Magalaesh, drejtues i një shoqate lokale për mbrojtjen e plazhit.
Këtu është krejt e papërshtatshme, sepse dallgët janë shumë të mëdha. Organizatorët na u përgjigjën se, nga këndvështrimi i inxhinierëve, gjithçka është e mundur. Por ata harruan të marrin në konsideratë forcën e natyrës”, – përfundoi Magalaesh.