Gjergj Vyshka 21.08.2016 20:30
Jusein Bolt është legjendë e gjallë e historisë atletikës botërore. Asi xhamajkan i sprintit të premten në Rio ka marrë të nëntën e artë olimpike radhazi (Pekin 2008, Londër 2012, Rio 2016) duke shtuar këtu edhe stafetën 4×100 metra, ndërsa më parë kishte dalë fitues në 100 dhe 200 metra në lojërat braziliane. Bolti, në segmentin e fundit të stafetës, i bashkohet Pauellit, Blejkut dhe Ashmeidit dhe të katër bashkë i japin suksesin Xhamajkës në kohën 37”27, ndërsa kjo skuadër është përpara Japonisë 37”60 dhe Kanadasë 37”64.
Amerikanët kanë qenë të tretët me 37”62, por më pas janë skualifikuar. Me nëntë të arta Bolt arrin finlandezin Paavo Nurmi (ka garuar shekullin e kaluar) dhe amerikanin Karl Ljuis (fitues në garat e sprintit dhe në kërcim së gjati). Ndërkaq, në të gjithë kuptimin e fjalës kanë qenë përsëri amerikanet Bartoleta, Feliks, Gardner dhe Bovie, 41”01 (koha e dytë gjithmonë pas rekordit të botës që amerikanet kanë arritur katër vjet më parë në Londër) të cilat kanë fituar medaljen e artë në stafetën 4×100 metra për femra duke pas Xhamajkës dhe Britanisë së Madhe.
Alison Feliks është bërë femra e parë olimpike e atletikës, e cila arrin të marrë pesë medalje të arta. Pas rekordit të botës në 10,000 metra, etiopiania Almaz Ajana ishte logjikisht kandidatura më serioze për të marrë medaljen e artë në garën e 5,000 metrave të premten në Rio. Në gjysmë e garës, teksa ishte plotësisht e sigurt se ishte e pakapshme, për më tepër që japonezja Mijuki Uehara pas katër xhirosh e gjysmë kishte bërë faull, Ajana kishte vendosur të përshpejtonte më shumë duke e bërë të gjithë botën që të ngrihej në këmbë për të.
Por nuk ka mundur ta mbajë ritmin deri në fund dhe dy xhiro nga fundi ajo është kaluar nga keniania Vivien Sheruijot (medalje e argjendtë në Londër) dhe Helen Obiri. E para ka arritur që të vendosë dhe një rekord olimpik me kohën e saj 14’26”17. Ajana në fund ka qenë e detyruar që të jetë e kënaqur me një vend të vogël në podiumin e medaljeve. Dilshod Nazarov, trefish kampioni i Azisë, ka hyrë në histori duke u bërë sportisti i parë nga Taxhikistani që merr medalje të artë olimpike, ndërsa këtë e ka bërë të premten në Rio.
Hedhësi i çekiçit 34-vjeçar, mbajtësi i flamurit për delegacionin e tij, e ka flakur sferën në lartësinë 78.68 metra e kjo ka ndodhur në hedhjen e pestë, ndërsa kështu ka marrë medaljen e artë. Bjellorusi Ivan Tsikan (77.79 metra), kampion bote më 2003 dhe 2007, dhe polaku Vojcieh Novicki (77.73 metra), duke bërë dhe tre faulla, kanë marrë medaljet e argjendta dhe të bronzta. Hungarezi Krisztian Pars, kampion olimpik në fuqi, ka zënë vendin e shtatë me 75.28 metra.
Kampionia e Evropës muajin e fundit në Amsterdam, Ekaterini Stefanidi ka marrë medaljen e artë për herë të parë në karrierën e saj të premten në Rio. Kërcyesja me shkop greke, 26 vjeç, ka arritur 4.85 metra në tentativën e dytë, ashtu sikurse dhe Sandi Morris. Por amerikania, që nuk ka mundur të hyjë në finale me më shumë se 4.70 metra, e ka arritur këtë lartësi me më shumë se sa një herë në krahasim me rivalen e saj greke. Dy kërcyeset e çekiçit nuk kanë arritur të kalojnë 4.90 metra, e kjo në tre tentativa, çka ka qenë e fundit për Morris.
Neo-zelandezja Eliza MekKartni, një kërcyese e re me shkop, ka kompletuar podiumin. Finales i ka munguar rusja Elena Isinbajeva, mbajtësja e rekordit të botës me 5.06 metra. E privuar nga Lojërat Olimpike pasi delegacioni rus nuk është pranuar nga Federata Botërore e Atletikës për shkak të rasteve të dopingut, pasi kishte prishur dhe raportet me Mekklarenin, ajo kishte lajmëruar ditë më parë dhe fundin e karrierës si atlete aktive.
Rezultatet e ditës së tetë të atletikës
5,000 metra – Femra
1) Vivian Sheruijot (Kenia) 14’26”17
2) Helen Obiri (Kenia) 14’29”77
3) Almaz Ajana (Etiopi) 14’33”59
4×100 metra – Femra
1) SHBA 41”01
2) Xhamajka 41”36
3) Britani e Madhe 41”77
Hedhje çekiçi – Meshkuj
1) Dishlod Nazarov (Taxhikistan) 78.68 metra
2) Ivan Tsikan (Bjellorusi) 77.79 metra
3) Vojcieh Novicki (Poloni) 77.73 metra
Kërcim me shkop – Femra
1) Ekaterini Stefanidi (Greqi) 4.85 metra
2) Sandi Morris (SHBA) 4.85 metra
3) Eliza MekKartni (Zelandë e Re) 4.80 metra
4×100 metra – Meshkuj
1) Xhamajka 37”27
2) Japonia 37”60
3) Kanadaja 37”64