Gjergj Vyshka 21.08.2016 08:35
Kampione olimpike për herë, ndërsa dje në finale kanë mundur Spanjën, 101-72. Një dominim i plotë i garës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kampione olimpike në basketboll për femra, teksa dje në mbrëmje në Rio kanë mundur Spanjën, 101-72. Janë medaljet e teta të arta për amerikanet në basketboll për femra, ndërsa janë kthyer tek ky sukses pas katër vjetësh.
Sepse nëse e kanë fituar medaljen e artë për herë të parë më 1984 e më pas e kanë pasur më 1988 do të prisnin më pas plot gjashtë vjet për t’u kthyer tek suksesi. E që nga Atlanta 1996 duke vazhduar me radhë Sidnei 2000, Athinë 2004, Pekin 2008 dhe Londër 2012, e tashmë Rio 2016, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gjithnjë medaliste të arta.
Amerikanet e kanë dominuar ndeshjen, ndërsa pjesën e parë e kanë fituar 21-17 e të dytën 28-17. E në pushim kanë kryesuar 49-32. Një epërsi që ka ardhur duke u thelluar në fund të pjesës së tretë, kur amerikanet kanë fituar 32-17 dhe totali është 71-49. Vetëm pjesën e katërt e ka fituar Spanja, 20-23, por kjo nuk ka mjaftuar për t’i dhënë medaljen e artë, që ka shkuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ndërkohë, është Serbia e bronztë në basketboll për femra, teksa dje në duelin për vendin e 3-të dhe të 4-ët ka mundur Francën, 70-63. 18-10 për Serbinë pjesa e parë, por është kundërpërgjigjur Franca në të dytën që ka fituar 17-9 dhe në pushim barazim 27-27. Serbia është dhe një herë në sulm, fiton pjesën e tretë 28-15 dhe kryeson 55-42. Tenton Franca përmbysjen, ndërsa fiton 21-15, por në fund 70-63 për Serbinë.
Rezultatet teknike të basketbollit femra
1) SHBA
2) Spanja
3) Serbia