Gjergj Vyshka 08.08.2016 10:45
E nis britaniku Adam Piti në 100 metra bretkosë në eliminatore, e vazhdon hungarezja Katinka Hoszu në 400 metra katërnotim dhe më pas Australia në 4×100 metra stil i lirë. Tri rekorde botërore të thyera që në ditën e para të garave, noti është duke çmendur Olimpiadën braziliane.
Në fakt gjërat kanë nisur që në garat kualifikuese, kur britaniku Adam Piti do të thyente rekordin e parë botëror në disiplinën e notit në Lojërat Olimpike. Në 100 metra bretkosë ai do të vendoste kohën e re 57”55. Dhe ka përmirësuar rekordin të cilin e mbante po vetë, ndërsa 4 vjet më parë në Lojërat Olimpike “Londër 2012” do të kishte kohën 57”92.
Por më pas vjen rekordi botëror i hungarezes Katinka Hoszu në 400 metra katërnotim dhe katër finalet e ditës së parë të notit janë mbyllur me rekordin botëror të Australisë në 4×100 metra stil i lirë. Tri rekorde që në ditën e parë dhe noti çmend olimpiadën braziliane, në një kohë që ende nuk është futur ende “seriozisht” në pishinë Majkëll Felpsi.
Lojërat e 31-ta Olimpike “Rio 2016”
Rezultatet teknike të finaleve të notit
400 metra katërnotim (Meshkuj)
1) Kosuke Hagino (Japoni) 4’06”05
2) Shase Kalisz (SHBA) 4’06”75
3) Daija Seto (Japoni) 4’09”71
400 m stil i lirë (Meshkuj)
1) Mak Horton (Australi) 3’41”55
2) Sun Jung (Kinë) 3’41”68
3) Gabriele Deti (Itali) 3’43”89
400 m e përzier (Femra)
1) Katinka Hoszu (Hungari) 4’26”39
2) Madeline Dirado (SHBA) 4’31”15
3) Mirela Belmonte (Spanjë) 4’32”89
4×100 m stil i lirë (Femra)
1) Australia 3’30”65
2) SHBA 3’31”89
3) Kanadaja 3’32”89