Gjergj Vyshka 07.08.2016 20:50
Një tjetër sportist i eliminuar nga Kosova në Lojërat Olimpike është dhe çiklisti Qëndrim Guri, i cili nuk ka arritur ta përfundojë garën e rrugës, ndër më të vështirat e Lojërave Olimpike.
Në garë kanë qenë mbi 140 çiklistë, por Guri nuk ia ka dalë ta përballojë atë. Tashmë Kosovës i kanë mbetur në garë edhe 6 sportistë të tjerë, nga 8 gjithsej, dy xhudistët, dy atletët dhe dy notarët.