Rio 2015 / Briken Calja, një nga dy më të suksesshmit kuqezi në Olimpiada

Share Button

Briken-Calja-gare-lart-larg

Gjergj Vyshka 19.08.2016 11:30

Kirgizi Artikov pozitiv, Briken Calja i pesti në Rio. Medalja e bronztë e peshës deri në 69 kg në Rio është skualifikuar dhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, sepse ka rezultuar pozitiv në kontrollin antidoping me substancën e ndaluar “strikninë”. Briken Calja, sportisti më i mirë i delegacionit olimpik shqiptar në Rio 2016, tashmë është zyrtarisht i 5-ti.

Nëse në fund të garës, e cila ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës së 10 gushtit, Calja është për shkak të peshës më të rëndë trupore ishte në vendin e 6-të, ku në dygarësh ishte baraz me meksikanin Bredni Roke Mendoza 326 kg, tashmë është zyrtarisht i 5-ti. Një rezultat që vjen pas 16 vjetësh për peshëngritjen shqiptare, teksa në Sidnei e pat arritur Ilir Suli.

Tashmë Briken Calja, i cili në shkëputje me 145 kg ka qenë i teti, ndërsa në shtytje me 181 kg i pesti dhe në total me 326 kg i gjashti. Por ka dhe fat në këtë mes, sepse dopingu vazhdon të pezullojë sportistët e të gjithë botës, jo vetëm rusët. E në këto kushte me vendin e 5-të të Caljes dhe të 8-tin të Velit, peshëngritja shqiptare, megjithë problemet e saj që ka pasur pas dopingut më 2014-ën në botërorin e Kazakistanit, është sporti më cilësor dhe më i mirë në vend.

Është e sigurt se sikur të mos kishin ndodhur problemet e Kazakistanit, duke pasur në skuadrën olimpike dhe Daniel Godellin, Romela Begajn dhe Hysen Pulakun, pa harruar dhe Erkand Qerimajn, që në Evropianin e Fjordes u dëmtua, Shqipëria do të ishte e sigurt që do të merrte medalje olimpike. Sidoqoftë, në një delegacion sportiv që numërohej me gishtat e dorës e vlen të themi që jemi mirë me vendin e 5-të të Briken Caljes, që na bën të gjithë krenar.

Peshëngritësi nga Kirgizstani, Izat Artikov, medalje e bronztë rreth një javë më parë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” në kategorinë e peshës deri në 69 kg është medalja e parë që hiqet nga Olimpiada në shtangë. Dhe kjo për arsye sepse ai është përjashtuar për shkak të dopingut dhe përdorimit të substancave të ndaluara. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë e ka konfirmuar vendimin e përjashtimit të peshëngritësit nga Kirgizstani të enjten.

Artikov ka dalë pozitiv për shkak të përdorimit të stimulantëve, apo substancës “strikninë”, ndaj në mënyrë automatike është përjashtuar nga Olimpiada. Dhe në këto kushte medalja e bronztë ka shkuar për kolumbianin Havier Luis Lozano Markez, që në dygarësh ka ngritur 338 kg.

 

Rezultatet teknike të peshëngritjes pesha 69 kg

 

1)         Shi Zhijong (Kinë)                                       352 kg

2)         Daniar Ismailov (Turqi)                               351 kg

3)         Zhavier Luis Lozano Moskera (Kolumbi)            338 kg

———————————————————————–

5) BRIKEN CALJA (SHQIPËRI)                            326 KG

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh