AlbanianSport.com 15.05.2015 11:40
ASNN – Rikonstruksioni i Stadiumit “Selman Stërmasi” vijon me ritëm të shpejtë, në mënyrë që të jetë gati për sezonin e ri. Pas përmirësimit të tribunave dhe mjediseve të tjera të brendshme, sot pritet të nisë shtrimi i tapetit të gjelbër, që do t’i mundësojë skuadrën në sezonin e ri të luajë në fushën e saj ndeshjet, qoftë ato në kampionat e kupë, apo dhe ndeshjet në veprimtaritë evropiane.
Është një investim i rëndësishëm që ka ndërmarrë klubi i Tiranës, veçanërisht presidenti Refik Halili, i cili premton të bëjë një skuadër të madhe për sezonin e ardhshëm. Tirana
ka në dispozicion edhe kompleksin sportiv “Skënder Halili”, ku zhvillon seancat stërvitore.