Gjergj Vyshka 31.01.2015 12:30
Kamza Basket jo vetëm që është prezantuar dje si një fituese e denjë e Superkupës së Shqipërisë, por duket se dje ia ka “nxjerrë inatin” Partizanit të Elvis Ismetit. Ajo që duhet pranuar është se në dy fazat e para Partizani kishte fituar si në Kamëz, 68-63, ashtu dhe në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, 62-61.
Por e djeshmja ka qenë një tjetër histori. Kamza jo vetëm që e ka dominuar ndeshjen, por i ka fituar me diferencë pikësh të katër pjesët e ndeshjes. Në të parën 19-13 dhe më pas në të dytën 22-11 dhe në pushim ka shkuar me epërsinë 41-24. E kjo epërsi ka ardhur duke u thelluar, teksa në të tretën Kamza ka fituar 18-10, duke kryesuar 59-34.
Dhe e fundit 17-3 për kamzalinjtë, të cilët kanë vulosur suksesin e tyre 76-37 për Partizanin. Ndeshjet e tjera të kampionatit do të luhen sot, ashtu sikurse do të ndodhë dhe me femrat.
Kamza Basket – Partizani 76-37
(19-13, 22-11, 18-10, 17-3)
Kampionati Kombëtar
Basketboll – Meshkuj
Java e 11-të
(30-31 janar 2015)
Të premten:
Kamza Basket – Partizani 76-37
Të shtunën:
Tirana – Flamurtari ora 18:00
Apolonia – Vllaznia ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
1. Tirana 10 9 1 878-663 19
2. Vllaznia 10 9 1 850-646 19
3. Partizani 11 6 5 708-753 17
4. Kamza Basket 11 5 6 798-688 16
5. Flamurtari 10 2 8 656-800 12
6. Apolonia 10 0 10 555-895 10