Rikonstruksioni i premtuar i “Loro Boriçit”, gjithçka ka mbetur te fjalët?

Share Button

Anton-Zalli

Nga Anton Zalli (Shkodër) 28.01.2015 15:55

Premtimi i bërë nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi” dhe që do të ishte i gatshëm për ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi, duket se është lënë plotësisht në harresë. Kur kanë kaluar më shumë se tre muaj dhe në janar të këtij viti ishte pritur fillimi i punimeve, asgjë nuk ka ndodhur deri tani.

Siç shikohet po t’i hedhësh një sy, “Loro Boriçi” vijon të mbetet në vend numëro përsa i përket kësaj çështjeje. Madje u mendua se ai mund të rikonstruktohej shumë shpejt. Kjo për shkak se gjatë muajit tetor të vitit 2014, një kompani erdhi në Shkodër për të bërë matjet topografike të stadiumit.

Po ashtu u tha se duhej të përfundonin shumë shpejt matjet në mënyrë që të bëhej projekti i ri. Në zyrat e klubit të Vllaznisë, apo Bashkisë së Shkodrës nuk ka asnjë informacion për këtë pjesë, ç’ka bën të jetë më shumë një flluskë sapuni. Të gjithë pyesin a do të bëhet apo jo rikonstruksioni i stadiumit “Loro Boriçi”, por askush nuk jep asnjë përgjigje.

Ndërkohë, në media të ndryshme po qarkullojnë disa aludime se Stadiumi “Loro Boriçi” nuk do të rikonstruktohet, kjo për arsyen se në stadiumin e kryeqytetit “Qemal Stafa” madje dhe në stadiumin “Selman Stermasi” ka filluar puna për rikonstruksionin e tapetit të blertë.

Me të drejtë lind pyetja, mos Shkodra ka kaluar sërish në plan të dytë? Këtu ngrihen dhe më shumë dyshime, sepse në qoftëse “Loro Boriçi” do të rikonstruktohej, punimet duhej të kishin filluar me kohë, pasi deri në Tetor të vitit 2015 ku do të zhvillohet ndeshja e kthimit Shqipëri-Serbi, mbetet shumë pak kohë në dispozicion.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh