Ricoli: Mbase kjo epidemi na ndihmoi për të kuptuar kotësinë e protestave

Share Button

AlbanianSport.com 24/05/2020 20:10

ASNN – Ashtu sikundër të gjithë aktorët e futbollit italian, që i ka sytë nga data 28 maj kur do të përcaktohet edhe fati i këtij sezoni në Itali, pasi qeveria do të marrë një vendim, dhe të gjithë shpresojnë që të jepet leja përfundimtare për rifillimin, edhe “bilbilat” e kësaj loje janë gati. Shefi i Sektorit të Gjykimit në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), Nikola Ricoli, ka konfirmuar për “Rai Radio1” se gjyqtarët janë gati për rifillimin e kampionatit, ndërsa ka folur edhe për distancat që duhet të mbahen mes tyre dhe futbollistëve në kuadër të situatës së pas-“Covid-19”.

“Ne jemi gati për rifillimin e kampionatit dhe po presim datën 28 maj për të mësuar vendimin e qeverisë, – ka deklaruar ai për radion në fjalë. – Sapo të mësojmë saktësisht linjat e protokollit që do të miratohen, ne do të aplikojmë strategjinë e rifillimit. Gjyqtarët po stërviten prej kohësh. Pak shqetësim ekziston dhe e dimë se duhet të tregohemi të kujdesshëm. Ne gjyqtarët kemi shqetësime të ndryshme nga klubet e futbollit. Kemi 80 persona që vijnë nga pjesë të ndryshme të Italisë, duhet të jemi të kujdesshëm për udhëtimet.”

“Distancat? – ka vijuar Ricoli. – Ekziston mundësia për të bërë diçka të re pas këtij emergjence. Nëse kuptojmë që protestat nuk janë të nevojshme dhe respekti është thelbësor, mund të kemi një përfitim të madh. Është e qartë se protestat, prej kohësh një nga gjërat më të pakëndshme për t’u parë, duhet të trajtohen ndryshe. Është e nevojshme të kemi një respekt të ndërsjellë për distancat që duhet të mbajmë. Nëse nuk do të ndodhë, do na duhet të ndërhyjmë, por kjo nuk do të thotë t’i ndëshkojmë të gjithë me kartonë.”

“Distanca e përshtatshme për të komunikuar me arbitrin duhet të jetë një metër e gjysmë. Ky mund të jetë një hap i rëndësishëm kulturor“, – ka përfunduar Shefi i Sektorit të Gjykimit në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), Nikola Ricoli, duke folur për “Rai Radio1”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh