Renditja e FIFA-s / Shqipëria shkruan historinë, është e 36-ta në botë!

Share Button

FIFA-renditja-logo

AlbanianSport.com 09.07.2015 14:40

ASNN – Shqipëria është ngjitur në vendin e 36-të në renditjen e FIFA-s, duke vendosur një rekord të ri, në historinë e futbollit shqiptar. Fitorja 1-0 në miqësoren me Francën, ka qenë vendimtare në marrjen e 98 pikëve dhe kapërcimin e 15 vendeve nga kuqezinjtë, në renditjen e FIFA-s për muajin korrik. Kështu, Kombëtarja shqiptare renditet në vendin e 36-të në renditjen e FIFA-s, pas publikimit të fundit të bërë nga organizmi më i lartë ndërkombëtar i futbollit.

Në renditjen e muajit korrik, të botuar në faqen zyrtare të FIFA-s në Internet, Shqipëria ka arritur pozicionin më të mirë në historinë e futbollit shqiptar, duke u vendosur midis 40 skuadrave më të mira në botë. Vendi i 36-të përbën edhe një rekord për kombëtaren tonë përsa i përket renditjes së FIFA-s, pasi asnjëherë më parë ne nuk jemi pozicionuar në një vend kaq lart. Për këtë ka ndikuar fitorja 1-0 ndaj Francës, që kuqezinjtë arritën në miqësoren e zhvilluar më 13 qershor 2015, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Goli i mrekullueshëm i realizuar nga Ergys Kaçe me anë të një goditjeje dënimi i ka dhënë mundësinë kombëtares shqiptare të fitojë për herë të parë në përballjet me Francën. Edhe pse një miqësore, formacioni i trajnerit Xhovani De Biazi ka zhvilluar një ndeshje të mirë duke e vënë në vështirësi Francën e homologut Deshomp. Kjo fitore ka bërë që Shqipëria të kapërcejë 15 vende dhe të marrë 98 pikë më shumë nga muaji i kaluar, duke u pozicionuar tashmë me 722 pikë, në vendin e 36-të.

Ndërkohë që Francës, vendit organizator të finaleve të Kampionatit Evropian të 2016-s, humbja me Shqipërinë i ka kushtuar zbritjen e 13 vendeve më poshtë në renditjen e FIFA-s. Përfaqësuesja franceze tashmë pozicionohet në vendin e 22-të, ndërsa Danimarka është ngjitur në vendin e 24-t. Pozicionin më të mirë nga skuadrat e grupit tonë e ruan Portugalia që ndodhet në vendin e 7-të. Përsa i përket kreut të renditjes, Gjermania, kampionia në fuqi e botës, ka zbritur në vendin e dytë, ndërsa Belgjika në të tretin, duke ia lënë vendin e parë, Argjentinës që luajti në finalen e Kupës së Amerikës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh