Renditja e FIFA-s / Njëra “shqipe” në vendnumëro, tjetra fluturon

Share Button

AlbanianSport.com 19/09/2019 20:10

ASNN – Shqipëria nuk ka ndryshuar pozicion në renditjen e FIFA-s. Pas dy ndeshjeve Eliminatore me Francën dhe Islandën, kuqezinjtë mbeten në vendin e 64-t. Rekord për Kosovën, që arrin pozicionin më të lartë në historinë e saj, pas dy ndeshjeve të guximshme me Anglinë dhe Republikën Çeke. Kështu, pavarsisht fitores me Islandën, në ndeshjen e zhvilluar pak ditë më parë në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit 2020, Shqipëria nuk ka ndryshuar pozicion në renditjen e FIFA-s, të publikuar të enjten në faqen e saj zyrtare. Kombëtarja shqiptare ndodhet në vendin e 64-t me 1272 pikë, 10 pikë më shumë se muajin e kaluar. Por këto nuk kanë qenë të mjaftueshme për të kaluar Katarin që ndodhet një pozicion më lart, me 5 pikë më shumë. Në tetor, skuadra e drejtuar nga Edi Reja do të luajë dy ndeshje të tjera me Turqinë dhe Moldavinë, të dyja në fushë kundërshtare. Por ajo që bie në sy në renditjen e fundit të FIFA-s, është Kosova. Kombëtarja dardane është ngjitur një vend më lart se muajin e kaluar, duke u pozicionuar në vendin e 119 me 1164 pikë kundrejt 1149 që kishte një muaj më parë. Kështu është shpërblyer performanca e guximshme e lojtarëve të kombëtares kosovare, pas dy ndeshjeve të fundit me Anglinë dhe Çekinë. Kjo është renditja më e mirë e arritur nga Kosova deri tani në FIFA. Ndërsa Belgjika vazhdon të mbetet në krye të Renditjes Botërore të FIFA-s. Kombëtarja belge ruan kryesimin me 1752 pikë. Në 10-shen e më të mirave ka patur disa ndryshime. Kështu Franca ngjitet në vendin e dytë dhe Brazili zbret në të tretin, ndërsa ngjitet në vendin e 7-të Spanja.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh