AlbanianSport.com 15/01/2021 15:55
ASNN – Pjer Sherpë ka humbur jetën gjatë garës së famshme “Relli Dakar 2021”. Piloti francez, që garonte në kategorinë e motorëve, është përplasur keq në garë dhe më pas është transportuar në spitalin e Xhid’das. Gjendja e tij është rënduar dhe është transportuar me avion mjekësor në Francë. Por rrugës, nga plagët e shumta ka humbur jetën. Pjer Sherpë, një nga pilotët që garonte në kategorinë e motorëve, në “Relli Dakar 2021”, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pas një përplasje gjatë garës.
“Piloti francez bëhet kështu viktima e parë i garës famëkeqe të rrezikshme për këtë vit”, – thanë organizatorët e kësaj veprimtarie të premten në mëngjes, pas marrjes së lajmit të keq. Sherpë, 52 vjeç, vdiq gjatë transportimit të tij me avion drejt spitalit në Francë. Ai u përplas keq të dielën, gjatë garës, ndërsa ishte me një shpejtësi prej 178 kilometra në orë. “Gjatë transferimit të tij me aeroplanin mjekësor nga Xhid’da në Francë, Pjer Sherpë humbi jetën nga dëmtimet e shumta të shkaktuara nga përplasja e tij”, – thanë organizatorët e garës në një deklaratë.
Francezi, i cili po garonte në “Rellin” e tij të katërt “Dakar”, u gjet pa ndjenja pas përplasjes së tij dhe u dërgua në spital në Sakaka, para se të transportohej me rrugë ajrore në Xhid’da. Por gjendja e tij u rëndua dhe u detyruan ta transportojnë në Lilë. Gjatë transportit, piloti francez humbi jetën. Vitin e kaluar, në “Relly Dakar 2020”, humbi jetën portugezi Paulo Gonçalves.