AlbanianSport.com 02/09/2021 23:25
ASNN – Trajneri kuqezi “vajton” gabimet, keqardhje për humbjen pas një nisjeje të mirë. Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edoardo Reja, ka deklaruar pas ndeshjes me Poloninë se ekipi i tij ishte ndikuar nga gabimet në mbrojtje, por edhe nga gjyqtari i cili kishte vendosur thuajse të gjithë episodet kundër kuqezinjve. “Për pjesën më të madhe të ndeshjes mbajtëm topin, por pas 8 minutash me 3 kartonë të verdhë, na masakruan, – ka thënë ai, duke folur për mediat. – Nuk dua justifikime, por ishin episode që nuk i kishim në favor.”
“Pas disavantazhit 1-2, ndaj një skuadre si Polonia, u hapëm, – ka vijuar italiani i stolit kuqezi. – Ishin kundërsulmet që na goditën. Por kishte faulle, një 11-metërsh që na u mohua, nuk ishin ndërhyrje për kartonë të verdhë. Nuk dua të kritikoj gjyqtarët, sepse ka nuk dua as t’i heq meritat Polonia, sepse ishin gabimet që na ndëshkuan. Duhet të korrigjojmë edhe në gjëra të tjera, se nuk mund të pësosh gol me goditje nga këndi e goditje dënimi. Ekipi luan mirë i ekuilibruar, kishte shtysë, por nëse na ecte mirë, mund të bënim më mirë.”
“Rezultati 2-1 të kushtëzon, ne në kundërsulm, zhbilancohesh, – këmbënguli 75-vjeçari. – Ne e kishim ekuilibrin dhe i kishim vënë në vështirësi në pjesën e parë. Vetëm se shpesh jemi shumë naivë, mbajmë topin në vend që ta nxjerrim në anësore, këto gjëra nuk duhet t’i bëjmë përsëri. Nuk kemi vdekur ende. Se mund të humbësh në Poloni, se duhet të përmirësohesh. Në aspektin mbrojtës, kur mbajmë topin dhe e humbasim në mënyrë foshnjarake. Ka raste kur mund ta nxjerrësh edhe jashtë, por ekipi tregoi se për sa kohë kishte ndeshje, edhe kur ishim 2-1, ne ishim në fushë.”
“Patëm një 11-metërsh, nuk di nëse ishte, – ka vijuar Reja. – Ishte një tjetër te Cikalleshi në pjesën e parë, kur ata shënuan të tretin kishte një faull për ne. Janë episode që duhen diskutuar. Ishim pa fat, padyshim edhe Polonia e meritoi. Por jemi këtu ende, nuk ka mbaruar”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares kuqezi, Edoardo Reja, duke folur pas humbjes me Poloninë.