Regbi / Pako: Krenar që jam shqiptari i vetëm në ngjyrat “axurre”

Share Button

Regbi-Ogert-Pako

Gjergj Vyshka 13.04.2015 11:25

Ogert Pako, edhe pse është i ftuar nga kombëtarja e veteranëve të Italisë për të luajtur përballë Afrikës së Jugut, shpreson që kjo ftesë ndaj tij të jetë dhe një shkundje për të gjithë drejtuesit e sportit në vend. “Faleminderit për mbështetjen tënde, – thotë Pako, – që na e ke dhënë vazhdimisht. Ashtu siç të kanë shpjeguar dhe të tjerët, unë jam ftuar për një miqësore veteranësh në regbi mes Italisë dhe Afrikës së Jugut, e cila do të zhvillohet më 6 qershor në Kapo Terra në Sardenja.”

“Dhe ka ndodhur kjo, sepse kam qenë një ish-pjesëtar i kombëtares së Italisë në Regbi”, – ka shtuar ai. Po cili është Ogert Pako? “Unë jam 36 vjeç dhe kam lindur në Durrës. E ushtroj regbinë që nga sezoni 1992-1993 e deri më sot. Dhe gjithçka ka lindur si një dëshirë e imponuar nga shokët e klasës në Itali. Kam luajtur për “Milan Regbi”, “Kalvisano Breshia”, “Rovato”. Dhe tani jam tek Algero, ku dhe jetoj me familje”, – thotë Pako, i cili në të njëjtën kohë e thotë me një “Po” të madhe.

“Kam qenë dhe vazhdoj të jem në kategorinë e profesionistëve, edhe pse jashtë regbisë bëj punë të tjera për të mbajtur familjen”, – vijon Pako, që më pas nis të numërojë dhe trofetë e fituara. “Janë të shumta që kur isha me të rinjtë e deri tek skuadrat e para, teksa siç ju thash kam luajur me Milanin dhe Kalvizanon, – thekson ai. – Pa thënë këtu që fitoret me kombëtaren janë të shumta. Sa për kombëtaren e Italisë unë kam luajtur dhe herë të tjera, të paktën deri në nivelin e të rinjve, atëherë kur isha 18-20 vjeç.”

“Dhe që të meritosh ftesën për të luajtur në kombëtaren e veteranëve duhet të kesh luajtur në këto kombëtare. Jam unë shqiptari i vetëm i ftuar, sepse kam luajtur me kombëtaren e Italisë”, – thotë me krenari Pako.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

AlbanianSport.com 24/02/2024 22:35 ASNN – Federata Shqiptare e Mundjes, edhe duke shfrytëzuar

(Video) Mançester Siti zbarkon në Shqipëri, seminar me trajnerët në Tiranë

(Video) Mançester Siti zbarkon në Shqipëri, seminar me trajnerët në Tiranë

AlbanianSport.com 22/02/2024 16:45 ASNN – Seminari me trajnerët e Mançester Siti, Sekretari Shulku:

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh