Gjergj Vyshka 06.02.2016 11:35
Në verë, teksa është kthyer tek Beneton Trevizo, në faqen në internet të këtij klubi do të ishte pikërisht një profil i Ornel Gegës, që sot do të nderojë himnin e Mamelit dhe fanellën e të kaltërve në regbi. “Sport Ekspresi” po e sjell të plotë atë çfarë është thënë kur ai vendosi që të firmoste për Beneton Trevizo: “Një kthim në vathë”. Kështu do të mund të quhet thuajse vendimi i Ornel Gegës, kapësi i topave i lindur në Shqipëri, por i gjithi i formacionit trevixhian. Ai ka rrëfyer gjithçka ndërsa gjëndej mes vendit të tij dhe Trevizos.
“Kam ardhur në Itali së bashku me familjen time në moshën 9-vjeçare dhe në moshën 15-vjeçare kam nisur të luajë regbi në këtë vend, ndërsa kam pasur shtytje nga profesori im i edukimit fizik, Xhorxhio Tronkoni, – ka thënë Gega. – Disa vite me ekipet e moshave dhe më pas vjen kalimi tek Nën-20-vjeçarët e Benetos. Kohë të cilat i kujtoj me shumë kënaqësi për argëtimet e shumta, si dhe për grupin e bukur që ishte krijuar aty. Pastaj ka nisur rrugëtimi në skuadrat e para, tre vjet dhe një titull kampion tek Padova me Petrarkën dhe dy sezone tek Moljano.”
E në mes të kësaj karriere edhe shumë thirrje në përfaqësueset e Italisë, sidomos me ato të moshave, apo dhe atyre të emergjencës. Ka marrë pjesë në turnetë ndërkombëtare në Rumani dhe Gjeorgji, por në fund ka qenë i detyruar të tërhiqet për shkaqe dëmtimesh. “Një tërheqje e vogël muskulore, e cila ende më detyron që të qëndroj në stol”, – pohon Gega. – Kam një dëshirë të paparë për të luajtur, sepse është e vështirë të shohësh të tjerët të luajnë në fushë, ndërsa ti vetë je i detyruar të bësh rehabilitim dhe seanca në palestër.”
Në moshat e vogla e ka nisur si lojtar i majtë për t’u bërë më pas një nga kapësit e topave më të mirë, ndërsa ata nga më cilësorët të prodhuar në Itali dhe që janë ende në qarkullim. “Tashmë luaj vetëm me fanellën me numrin 2, – zbulon ragbisti shqiptar. – Jashtë fushe jam një person shumë i qetë dhe transformohem vetëm kur zbres në terrenin e lojës. Jap gjithçka nga vetja dhe ndonjëherë agonizmi e kalon masën aq sa mund të kem ndonjëherë dhe probleme disiplinore.”
“Mbi të gjitha mund dhe duhet të përmirësohem. Këtu kam qenë si lojtari më i mirë dhe e di mundësinë e madhe që më kanë dhënë për t’u ngjitur në kategori. E njoh ambientin, sepse e kam ndjekur prej vitesh, njoh dhe pjesën më të madhe të shokëve të mi. Pra integrimi në grupin e Beneton Trevizos do të jetë i thjeshtë”, – ka përfunduar sportisti shqiptar i të kaltërve të regbisë, Ornel Gega.
Skeda e lojtarit
Emri: Ornel
Mbiemri: Gega
Data e lindjes: 24 mars 1990
Vendlindja: Lezhë
Gjatësia: 1.80 m
Pesha: 103 kg
Karriera: Regbi Paeze, Beneton Trevizo, Petrarka Padova, Markiol Molian, Beneton Trevizo