Gjergj Vyshka 23.09.2016 08:50
Disa orë pas “Jo”-së së kandidaturës së Romës për organizimin e Lojërave Olimpike 2024 dhe pjesëtarëve për takimin e caktuar në Bashki, kryebashkiakja e Romës, Virxhinia Raxhi, dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Italisë, Malago, janë kryqëzuar në Sallën e Armëve në “Foro Italiko” për prezantimin e logos së Kampionatit Evropian të Futbollit 2020. E pritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Tavekio, Raxhi, që ka qëndruar e pamposhtur ndaj Malagos, është përshëndetur me të duke i dhënë dorën dhe më pas me një puthje.
“Edukimi është i rëndësishëm, – nënvizon numri një i Komitetit Olimpik të Italisë, – mbi të gjitha për presidentin Çeferin, i sapozgjedhur në krye të UEFA-s. Sot jemi këtu për një motiv tjetër. Por përfundimi është nën vëzhgimin e të gjithëve. Ndaj vazhdoj të them më shumë respekt për sportin.” Ndaj kryebashkiakes së Romës, Raxhi, ka ardhur ky reagim: “Nuk pres asnjë falje. Nuk ka problem, një grua nuk duhet të kërkojë kurrë të falur.”
Ka përdorur ironinë presidenti i Komitetit Olimpik të Italisë, Malago, pas “Jo-së” për “Roma 2024” teksa flet në prag të ceremonisë së prezantimit të logos së “Euros 2020”. Dhe nga Foro Italiko vijnë të tjera saktësime të rëndësishme rreth kësaj kandidature. “Teorikisht janë disa plane B, por nuk është rruga e duhur. Do të humbasim besueshmëri, – ka thënë ai. – Në të kaluarën ndonjë vend ka vazhduar të mbështesë kandidaturën duke i përkeqësuar problemet me Bashkitë, por ne nuk do ta bëjmë. Ne do t’i përulemi një vendimi thellësisht të padrejtë”.