AlbanianSport.com 30.01.2016 14:35
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat helene, edhe futbolli është solidarizuar me viktimat që po shkakton eksodi i refugjatëve nga vendet e në konflikt, nëpërmjet detit Egje. Sfida mes Larisës dhe Aharnaikosit nisi me rreth 2 minuta vonesë, pasi lojtarët u ulën në fushë të shoqëruar nga duartrokitjet e publikut.
Kjo ishte mënyra që gjetën këto skuadra të kategorisë së dytë në Greqi, për të shprehur indinjatën dhe indiferencën që po tregohet për këtë çështje. Ky reagim ishte lajmëruar para nisjes së takimit nga klubi i Larisës për të nderuar qindra fëmijë, që janë mbytur në muajt e fundit, pasi familjet e tyre po kërkonin një jetë më të mirë.
Një mesazh i fortë për të drejtuar vëmendjen te ky lumë njerëzish, të cilët po braktisin shtëpitë e tyre për shkak të konfikteve.