“Reebok Checklight” fiton Çmimin “Innovation By Design”

Share Button

Reebok-Checklight

AlbanianSport.com 31.10.2015 11:35

“Reebok” ka marrë njohjen dhe vlerësimin e mëtejshëm nga industria e fitness-it, për teknologjine inovatore qe ka hedhur se fundi ne treg, “CHECKLIGHT”, treguesin e shkallës së goditjes gjate aktiviteteve sportive. Ne nje ceremoni te mbajtur në Metropolitan Pavilion në Nju Jork, më 15 tetor 2014 , kompanisë iu prezantuar Çmimi
“Fast Company Innovation by Design”. Mbi 1500 kompani ishin pjesëmarrëse dhe dërguan aplikimet e tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të këtij viti, por “CHECKLIGHT” ishte arriti të triumfojë, duke u zgjedhur fitues në kategorinë e shëndetit.

Ceremonia e çmimeve “Innovation by Design”, nderoi shumë nga projektuesit dhe bizneset e ndryshme pjesëmarrëse, të cilët kanë punuar së bashku për të zgjidhur problemet aktuale të së sotmes dhe të së nesërmes, duke arritur rezultate të pabesueshme në një kohë rekord, rezultate këto që kurrsesi nuk mund të arriheshin të vetëm. Ky konkurs, i cili shënon tashmë vitin e tij të tretë të organizimit, përfshin 10 kategori të cilat gjykohen nga një panel i alternuar projektuesish, i përbërë nga projektues të mirënjohur dhe ekzekutivë te orientuar kundrejt dizajnit.

Aplikimet dhe kandidatët konkurrentë janë vlerësuar bazuar në disa kritere kryesore: në funksionalitetin e tyre, origjinalitetin, bukurinë, qëndrueshmërinë, thellësinë e njohurive të përdoruesve, impaktin kulturor dhe në impaktin e tyre mbi biznesin; elementë thelbësor këta për vlerësimin e çdo inovacioni. “Reebok CHECKLIGHT” është projektuar për atletët e të gjitha moshave dhe të gjitha niveleve të aftësive. Kapuçi mbrojtës i kokës “CHECKLIGHT” është projektuar për t’u përdorur në të gjithë llojet e sporteve dhe aktivitetet e ndryshme, që kanë kontakt me kokën dhe kërkojnë përdorimin e kokoreve mbrojtëse.

CHECKLIGHT përdor sensorë të shumtë për të siguruar të dhëna të detajuara mbi goditjen dhe për të ndihmuar atletin në vlerësimin e tij paraprak, nëse duhet apo jo të vazhdojë të ushtrohet, stërvitet apo luajë. Nje mini-ekran i vendosur në pjesën e prapme të kokës sinjalizon nivelin e goditjes nëpërmjet dritave të kuqe dhe të verdha. Janë dashur më shumë se tre vjet punë e pandërprerë laboratorike dhe testime të vazhdueshme në fushën e multi-sporteve tek qindra atletë, duke filluar nga më të rinjtë deri tek profesionistët, të cilat kanë shërbyer për zhvillimin dhe testimin e vlefshmërisë së “Reebok CHECKLIGHT”.

“Reebok CHECKLIGHT”, përdor platformën e fundit teknologjike të aparaturave elektronike mjaft të suksesshme, të cilat janë vlerësuar me çmime të shumta për efikasitetin e përdorimit dhe rëndësinë që kanë në shëndetin e sportistëve dhe janë elaboruar nga Kembrixhi, kompania e pajisjeve elektronike MA, MC10, me synimin kryesor, për të ndihmuar dhe kontribuar në garantimin e efektivitetit të këtij produkti, si një produkt mjaft i rehatshëm, i cili jep sinjalizim të menjëhershëm duke qenë i pashkëputur nga atleti.

Gjatë periudhës së krijimit të “CHECKLIGHT”, “Reebok” ka bashkëpunuar me ekspertët më të mirë të specializuar në problemet e traumave në kokë, në fushat mjekësore dhe ato akademike dhe gjithashtu me atletët profesionistë, duke përmendur këtu qendërmbrojtësin e NFL, Met Hesëllbek. “Reebok CHECKLIGHT” është produkti i parë elektronik i ofruar për konsumatorin, i cili u hodh në treg nga “Reebok” si pjesë e një proçesi kërkimor të avancuar dhe i një iniciative zhvillimore, për të futur fjalën e fundit të teknologjisë së fitness-it, përmes aksesorëve që mund të vishen, duke ndihmuar në këtë mënyrë, njerëzit të arrijnë qëllimet e tyre gjatë ushtrimit në palestër dhe mbi të gjithasynon të shtrihen edhe më tej kufijtë e industrisë së fitness-it përmes arritjeve dhe shpikjeve më të fundit të teknologjisë.

“CHECKLIGHT” u cilësua gjithashtu si inovacioni ndërkombëtar i vitit 2014 në fushën e dizajnit dhe aspekteve inxhinierike të projektimit dhe në Konferencën “Expo London 2014”, ku fitoi çmimin “Produkti më i mirë për Konsumatorin”. Njëkohësisht ka marrë çmimin “Red Dot Award 2014”, për cilësinë e lartë të dizajnit në fushën e sporteve të ndryshme dhe në kategorinë e fitness-it

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

AlbanianSport.com 15/11/2024 15:30 ASNN – Kristjan Asllani spikat te kuqezinjtë, mësoni vlerat e lojtarëve

“UEFA Grow”, 55 federata diskutojnë risitë e Komunikimit & Marketingut

“UEFA Grow”, 55 federata diskutojnë risitë e Komunikimit & Marketingut

AlbanianSport.com 07/03/2024 20:00 ASNN – Komunikimi & Marketingu, UEFA Grow mbledh përfaqësuesit

FSHF / Seminar ndërkombëtar mbi të drejtën sportive më 15 mars 2024

FSHF / Seminar ndërkombëtar mbi të drejtën sportive më 15 mars 2024

AlbanianSport.com 06/03/2024 13:50 ASNN – FSHF organizon seminar ndërkombëtar mbi të drejtën

“adidas Ozmillen”, e guximshme, stil dhe tejet komode

“adidas Ozmillen”, e guximshme, stil dhe tejet komode

AlbanianSport.com 12/02/2024 22:10 ASNN – Moda e viteve 90’ vazhdon të jetë prezente në garderobën

20 vite sport me adidas… vetëm në BalkanSport… Sport with style!

20 vite sport me adidas… vetëm në BalkanSport… Sport with style!

AlbanianSport.com 02/02/2024 13:35 ASNN – Këtë vit, gjigandi i veshjeve sportive, “adidas”, feston

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh