Reali i Madridit përvijon një “katarsis” në verë, synohen 121 milionë Euro

Share Button

AlbanianSport.com 19/04/2020 23:05

ASNN  – Bëni bashkë një trajner “të ri”, mbipopullimin dhe koronavirusin dhe ajo që do t’jua dalë në përfundim është Reali i Madridit në përfundim të këtij sezoni, kurdo që kjo të ndodhë. Kjo sepse trajneri Zinedin Zidan kërkon largojë disa futbollistë nga Reali, që vlejnë së paku 121 milionë euro.

Për të dytën verë radhazi, duket se në zyrat e gjigandes do të diskutohet më shumë për lojtarët që do të largohen, sesa për ata që do të afrohen. Në skuadrën aktuale të trajneri francez ka 25 futbollistë dhe, kur atyre t’u shtohen edhe 11 futbollistë që janë të huazuar, numri i përgjithshëm do të shkojë në 36.

Kështu, është e sigurte se do të largohet edhe Areola, pasi “Zizuja” nuk e do si portier të dytë dhe ai do të kthehet te Paris SG-ja. Për më tepër, tanimë është e qartë si drita e diellit, se para se të blejë, Reali ka nevojë shumë të shesë, sidomos pas krizës që do t’i kaplojë skuadrat për shkak të epidemisë globale të koronavirusit.

Sipas faqes së profilizuar sportive në Internet, Transfermarkt.de, duke vlerësuar gjithë lojtarët, klubi madrilen mund të arkëtojë të paktën 121 milionë Euro gjatë verës nga shitjet, në mos, edhe më shumë. Gareth Bejl dhe Hames Rodrigez janë të parët që do të largohen, edhe sepsa ata peshojnë shumë sidomos tani në këto kohë krize.

Të dy bashkë, uellsiani dhe kolumbiani fitojnë mbi 30 milionë në sezon, prandaj presidenti Florentino Perez do të provojë gjatë verës “t’i shndërrojë” ata në të ardhura. Po kështu, mund të largohet edhe Lukas Vaskez, por edhe Mariano, kurse për t’u larguar është përfolur edhe Naço.

Odriozola gjithashtu mund të shitet, dhe përveç çmimit të shitjes, Reali do të përfitojë edhe në aspektin se do të bien shifrat e mëdha të pagave këta lojtarë përfitojnë, diçka për të cilën Reali i Madridit ka nevojë në këtë kohë krize për shkak të epidemisë së shkaktuar nga virusi “COVID-19”.

Nga ana tjetër, Pol Pogbaja dhe Kilian Mbapeja janë lojtarët që i do patjetër në skuadër klubi, por edhe trajneri Zinedin Zidan, ndërsa nga 11 futbollistët e huazuar, sipas të përditshmes sportive “AS”, tani për tani mund ta kenë fituar të drejtën e kthimit dhe të qëndrojnë në ekipin e parë, vetëm Martin Odega’ard dhe Ashrafi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh