Albaniansport.net 21.01.2016 14:25
ASNN – Kompania ndërkombëtare e auditit financiar, “Deloitte”, ka publikuar listën e klubeve të futbollit me të ardhura më të mëdha dhe renditjen për vitin që shkoi e mban Reali i Madridit me 577 milionë euro. Ndërsa rivalja e përjetshme, Barcelona, ka kapërcyer mbi Mançester Junajtid, në vendin e dytë. Kështu, Reali i Madridit janë klubi i futbollit më i pasur në botë sa u përket të ardhurave, për të 11-tin vit radhazi, ndërsa rivalja e përjetshme, Barcelona, ka kapërcyer mbi Mançester Junajtid, në vendin e dytë, sipas raportit më të fundit të kompanisë së mirënjohur ndërkombëtar “Deloitte”.
Reali e kryeson këtë listë të bërë të ditur të enjten, me të ardhura vjetore që kapin shifrën 577 milionë euro apo 629.3 milionë dollarë, ndërkohë që shifra e përgjitshme e 20 klubeve me të ardhurat më të mëdha u rrit me 8 %, duke kapur nivelin rekord prej 6.6 miliardë Eurosh. Ndërkohë, suksesi i jashtëzakonshëm i Barcelonës gjatë 2015-ës, ku fitoi 5 nga 6 trofetë e mundshme, përfshi kampionatin spanjoll dhe Ligën e Kampioneve, i mundësoi klubit katalan të kapërcejë në renditje mbi Mançester Junajtid, që zbret kështu në vendin e 3-të.
Kjo ishte edhe hera e parë që 3 klubet e para të renditjes së “Deloitte”-it e kapërcyer pragun e 500 milionë eurove sa u përket të ardhurave. Klubet e Premier Ligës Angleze mbeten sidoqoftë më fitimprurëset, pasi ka 9 nga 20 klubet e para të renditjes, që kapin së bashku shumën e 3 miliardë eurove. Ndërkohë, Bajerni i Mynihut zbriti nga vendi i 3-të në të pestin, më i ulëti ky që nga sezoni 2006-07 dhe u “parakalua” nga Paris SG-ja, i vetmi klub francez në 20-shen e parë.