AlbanianSport.com 20.01.2017 14:35
ASNN – Ai është lojtari më i mirë në botë për momentin, sikundër u dëshmua edhe nga dominimi që portugezi i bëri vitit që shkoi. Por edhe Kristiano Ronaldo e ka një çmim dhe kjo duket se do ta bëjë Realin e Madridit që ta shesë yllin e vet brenda dy vitesh. Sipas mediave spanjolle, Kristiano Ronaldo nuk do ta përmbushë kontratën me Realin e Madridit, pasi ai do të shitet para sezonit 2018-2019.
Kristiano Ronaldo nuk do ta përmbushë kontratën me Realin e Madridit, pasi ai do të shitet para sezonit 2018-2019. Për momentin mbetet një hipotezë e pakonfirmuar, por, për mediat spanjolle, është thjesht çështje kohe derisa një gjë e tillë të zyrtarizohet. Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, është duke planifikuar që ta shesë Kristiano Ronaldon.
Sipas asaj që raporton faqja në Internet e revistës “Don Balon”, 31-vjeçari do të luajë vetëm edhe një sezon në “Santiago Bernabeu”, pavarsisht se në nëntorin e vitit të kaluar nënshkroi një kontratë të 5-vjeçare, që do ta mbante në Madrid deri në vitin 2021. Siç raportohet nga Spanja, Perez është duke menduar që ta shesë Ronaldon në Kinë 3 vite para se t’i skadojë kontrata.
Aty ku do të përfitonte shumë më shumë se tek Reali i Madridit. Ndërkohë, edhe kampionati amerikan i futbollit, MLS, është një mundësi për portugezin, i cili mund të largohet, pavarësisht se gjithmonë ka shprehur dëshirën ta mbyllë karrierën në Bernabeu. Futbollisti, i cili pas pak javësh mbush 32 vjeç, këtë edicion ka shënuar 18 gola në 22 ndeshje me madrilenët.