AlbanianSport.com 29.05.2016 09:25
ASNN – Reali i Madridit vazhdon të shkruajë librat e historisë së futbollit kontinental, duke siguruar titullin e 11-të të kampiones së Evropës. Për të përcaktuar fituesen e këtij trofeu janë nevojitur goditjet nga pika e bardhë e 11-metërshave, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë janë mbyllur në barazim 1-1.
Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, ka ulur të shtunën në mbrëmje siparin e këtij sezoni, duke kurorëzuar si kampion të saj, për të 11-ën herë në histori, Realin e Madridit, që ka mposhtur në finalen gjithëspanjolle, Atletikon.
Në fakt, për të përcaktuar fituesen e këtij trofeu janë nevojitur goditjet nga pika e bardhë e 11-metërshave, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë janë mbyllur në barazim 1-1. Reali i Madridit e ka gjetur golin i pari, pas 15 minutash lojë, me anë të Serxhio Ramosit, dhe me këtë epërsi minimale do të mbyllen 45 minutat e para.
Ato të dytat do të flasin më tepër për Atletikon, e cila, ndonëse do të fitojë dhe do të shkojë dëm një 11-metërsh me anë të Grizmanit, do ta gjejë golin e barazimit në çerekorën e fundit, duke bërë që gjithçka t’u drejtohet dy kohëve shtesë nga 15 minuta shtesë secila.
Edhe kjo shtesë prej gjysmë ore nuk ka sjellë gol dhe fati i takimit është vendosur nga pika e bardhë, kur Reali është treguar më i saktë, duke siguruar titullin e kampiones kontinentale.