AlbanianSport.com 12/06/2018 12:30
ASNN – Në etapën e parë të “Rally Albania 2018”, që transferoi pilotët drejt verilindjes, nuk munguan as aksidentet. Fatmirësisht, përmbysjet dhe përplasjet e regjistruara këtë të hënë nuk regjistruan pasoja serioze për dhjetëra garuesit nga shumë vende të botës.
Etapa prolog u fitua në kategorinë e motorëve nga sllovaku Boris Vlha. “Pas 10 kilometrash ngulmova me shpejtësinë maksimale duke qenë se kam garuar edhe para dy vjetësh në “Rally Albania””, – ka shënë ai.
“Synimi im është që të përfundoj të gjithë edicionin pa aksidente”, – shtoi Vlhaja. Në kategorinë e makinave, favoriti kryesor Renti Sina kërkoi që të vendosë diktatin që në prolog, duke regjistruar kohën më të shpejtë.
Por rezultatet e etapës së parë, që do të certifikohen vetëm të martën nga ana e komisarëve, pritet të sjellin surpriza. Në kategorinë SSV, fituese e etapës së parë ishte dyshja Xhejkob-Xhulien.