AlbanianSport.com 13/02/2021 17:10
ASNN – Rinovimi i Xhanluixhi Donarumas është përparësi e drejtuesve të klubit kuqezi, por palët janë akoma në bisedime në distancë. Milani është gati t’i ofrojë një kontratë 5-vjeçare, pra deri në 2026-ën, me 7.5 milionë Euro në sezon, një milion më shumë se sa merr aktualisht, plus një bonus prej 1 milion euro në rast kualifikimi në Ligën e Kampioneve dhe një tjetër më shumë në rast se fitojnë kampionatin në Serinë A.
Por menaxhari i tij, Mino Raiola, duket i palëkundur në kërkesën prej 10 milionë Eurosh në vit dhe për një rinovim deri në qershor 2022. Dëshira e menaxherit të Xhixhios është të presë një propozim nga një skuadër e madhe evropiane, që po kërkon një portier të nivelit të lartë. Vetëm kështu mund të shpjegohet procedura e ngadalësimit të bisedimeve me Milanin dhe dëshira për të firmosur edhe për vetëm një vit kontratën.
Çellsi dhe Paris SG-ja janë klubet e mëdha që kanë shprehur prej kohësh dëshirën për të marrë portierin e Milanit. Por një ofertë i ka bërë edhe Juventusi, që aktualisht është duke i besuar portën e vet polakut Shzesnji. Palët, në çdo rast, nuk janë larg, por duket se në fund do të vendosë dëshira e vetë portierit, për të vazhduar karrierën te skuadra që ka dashur gjithnjë.