AlbanianSport.com 26.11.2014 20:45
ASNN – Radovan Çurçiç është zyrtarizuar si trajneri i ri i përfaqësueses së Serbisë, pasi drejtoi ekipin në miqësoren e 18 nëntorit me Greqinë.
42-vjeçari Çurçiç do të zëvendësojë kështu Dik Advokatin, holandezin i cili u largua pas humbjes me Danimarkën, por duke fajësuar edhe Shqipërinë për situatën e krijuar.
Kontrata e Radovan Çurçiç, që më parë mbulonte rolin e trajnerit të përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të Serbisë është deri në fund të Eliminatoreve të Botërori 2018.
Çurçiç e ka mbuluar edhe më parë rolin e trajnerit të përfaqësueses së parë serbe nga tetori 2011 deri në maj të 2012, duke zëvendësuar Vladimir Petroviçin.