Gjergj Vyshka 19.03.2016 09:35
Presidenti i Federatës Shqiptare të Qitjes, Stefan Rufa, dje ka ftuar të gjitha mediat për të mbuluar Kampionatin Kombëtar të Qitjes me Ajër, që do të zhvillohet në poligonin e klubit “Studenti” në kryeqytet.
Pas pjesëmarrjes në Kupën e Pavarësisë në Kosovë, por dhe takimit që klubi “Studenti” bëri me kosovarët një javë më parë për 63-vjetorin e themelimit të klubi, kjo është gara e parë zyrtare kombëtare.
Dhe pritet të ketë rezultate të mira, të cilat në fakt në Evropianin e Gjorit në Hungari nuk kanë qenë të tilla, duke djegur edhe biletën olimpike të qitjes. Megjithatë, qitja është gati për kampionatin e qitjes me ajër.