Gjergj Vyshka 23.10.2014 08:45
Drejtori i klubit shumësportësh Studenti, Blendi Nallbani, pritje për miqtë kosovarë. Në morinë e aktiviteteve për festimet e 70-vjetorit të Çlirimit të vendit, dje në poligonin e klubit shumësportësh Studenti është zhvilluar takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe duke qenë një aktivitet miqësie në qitje mes Shqipërisë dhe Kosovës, shefi i klubit shumësportësh “Studenti”, Blendi Nallbani, e kishte për herë të parë, atëherë është shtruar dhe një pritje për miqtë nga Kosova.
Nallbani i ka pritur në zyrën e tij kosovarët, ndërsa pjesë e këtij bashkëbisedimi të ngrohtë në zyrën e tij, që ka pasur për qëllim rritjen e bashkëpunimit jo vetëm në qitje, por në të gjitha disiplinat sportive që Studenti ka si klub, kanë qenë të pranishëm dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Qitjes, Stefan Rufa, si dhe sekretari i përgjithshëm Koço Mikerezi. Madje Mikerezi për Gazeta e Sportit shpjegon se me Kosovën aktivitetet janë të përvitshme.
“Ne gjithnjë i kemi ftuar ato kur kanë qenë fjala për Kupën e Pavarësisë, ashtu sikurse shkojmë ne në shkurt në ditën e tyre të Pavarësisë. Sivjet ishte kupë për 70-vjetorin e çlirimit, ndërsa vitin e ardhshme mund të jenë ftesat dhe më të shpeshta”.