Gjergj Vyshka 26.04.2016 11:15
Të shtunën në poligonin e klubit shumësportësh “Studenti”, që mban emrin e një legjende të sportit si Rexhep Rama, është zhvilluar Kampionati Kombëtar i Qitjes me Ajër.
Matja elektronikisht e pikëve, por dhe ardhja e Arben Kuçanës nga Gjermania, apo dhe Manjola Konini dhe Gresia Balli nga Italia i ka dhënë një tjetër pamje kësaj veprimtarie, që është ndër më të rëndësishmit e veprimtarive kombëtare.
Në këtë veprimtari kanë marrë pjesë 6 ekipe, të cilat ishin Teuta, Studenti, Tirana, Flamurtari, Elbasani dhe Tomori. Përgjithësisht garat janë dominuar nga qitësit e Teutës, Studentit dhe Elbasanit.
Për Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Qitjes, Koço Mikerezi, rezultatet janë konkurruese, ndonëse qitës të veçantë nuk kanë treguar formën e tyre më të mirë.
Megjithatë qitja shqiptare e ka zhvilluar dhe kampionatin kombëtar të qitjes me ajër, ndërsa tashmë bëhet fjalë për atë me zjarr.
Kampionati Kombëtar
i Qitjes me Ajër – 2016
Rezultatet teknike:
Pistoletë – Meshkuj
1) Arben Kuçana (Teuta) 573 pikë
2) Agim Ramo (Flamurtari) 566 pikë
3) Fatjon Hoxha (Tirana) 555 pikë
Pistoletë – Femra
1) Manjola Konini (Studenti) 376 pikë
2) Aida Mustafaj (Studenti) 370 pikë
3) Edlira Shyti (Studenti) 366 pikë
Pushka – Meshkuj
1) Olsi Avllazagaj (Elbasani) 539 pikë
2) Arbër Tervolli (Studenti) 526 pikë
3) Rajter Shima (Tirana) 525 pikë
Pushkë – Femra
1) Lumturi Pepa (Studenti) 382 pikë
2) Anila Sevo (Studenti) 369 pikë
3) Dhurata Doku (Studenti) 368 pikë