AlbanianSport.com 13.02.2017 17:05
ASNN – Në Prishtinë u mbajt Kupa “Pavarsia 9”, e cila është organizuar nga Federata e Shenjëtarisë (Qitjes) Sportive të Kosovës (FSHSK), në kuadër të manifestimeve kulturore-sportive që i kushtohen 9 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Gara u zhvillua me pushkë dhe pistoletë ajër, për femra dhe meshkuj, në programin ndërkombëtar, ku morën pjesë garuesit më të mirë të të dyja përfaqësueseve, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Sikundër ka bërë të ditur (FSHSK), gara ishte shumë e suksesshme edhe për faktin se u arritën rezultate të shkëlqyera. Përfaqësuesja e Kosovës dominoi në tri disiplinat, kurse në disiplinën në qitje me pistoletë për femra, fitues ishte qitësja nga Shqipëria.
Vendi i parë në renditjen individuale, në qitje me pistoletë, i takoi Anila Pavles, me 371 pikë. Kurse tek meshkujt, vendin e parë e fitoi Nexhat Sahiti, me 565 pikë. Tek femrat, me pushke standarde, vendi i parë i takoi Urata Ramës, me 379 pikë.
Kurse tek meshkujt, vendi i parë i takoi Drilon Ibrahimit, me 563 pikë. Kupa “Pavarësia 9” si ekip u fitua nga përfaqësuesja e Shqipërisë.
Kupa “Pavarsia 9”
në Qitje – Kosovë
Rezultatet teknike:
Femrat – pushkë:
- Urata Rama Kosova 379 pikë
- Anila Pavle Shqipëria 370 pikë
- Valbona Tuci Shqipëria 369 pikë
Meshkujt – pushkë:
- Drilon Ibrahimi Kosova 563 pikë
- Florenc Nuredini Shqipëria 542 pikë
- Olsi Avllazagaj Shqipëria 540 pikë
Femrat – pistoletë:
- Anila Pavle Shqipëria 371 pikë
- Marjana Mata Shqipëria 363 pikë
- Edlira Shyti Shqiperia 362 pikë
Meshkujt – pistoletë:
- Nexhat Sahiti Kosova 565 pikë
- Dritan Daka Shqipëria 560 pikë
- Arben Cerina Shqipëria 556 pikë