Gjergj Vyshka 15.02.2017 14:20
Presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Qitjes, Stefan Rrufa, ka lajmëruar se të shtunën do të zhvillohen zgjedhjet, që do të rinovojnë për një 4-vjeçar të gjitha forumet drejtuese të këtij institucioni.
Këto zgjedhje do të zhvillohen në Durrës, pikërisht tek Vila “Lule”, ndërsa qitja është e disata federate që shmanget nga zhvillimi i zgjedhjeve në Tiranë.
Deri më tani e ka bërë basketbolli në Korçë, atletika në Elbasan, alpinizmi në Pukë, peshëngritja dhe pingpongu në Vlorë.
Kurse të vetmet që kanë pranuar të jenë në kryeqytet ishin noti, shahu, taekuondoja (World), skitë, xhudo, karateja.
Të tjerat sa më larg vëmendjes së kamerave dhe medieve. Gjithsesi tashmë edhe qitja do t’i nënshtrohet zgjedhjeve, të shtunën në Durrës.