Profecia e Hafizit, Skënderbeu, Evropa dhe futbolli shqiptar i klubeve

Share Button

AltinBKodraportret

Nga Altin B. Kodra 26.08.2015 08:45

ASNN – Në fakt, teksa shikoja pjesën e dytë të takimit midis Dinamos së Zagrebit dhe Skënderbeut, me vinte ndërmend biseda telefonike në mëngjes me ish-trajnerin e mirënjohur të Kombëtares dhe tashmë opinionistin e shumëkërkuar, Astrit Hafizin, i cili, në fund të mendimit të tij për ndeshjen e kthimit, me atë nënqeshjen e tij karakteristike, më tha: “Altin… Liga e Kampioneve është diçka krejt tjetër dhe ne nuk jemi ende gati për të”.

Natyrisht Hafizi nuk është një fallxhor dhe dikush mund të më thotë se, sikur Skënderbeu të kishte bërë mrekullinë mbrëmë, tashmë do të flisnim ndryshe. Por konkluzioni i atij njeriu që padyshim është ndër të paktët që ka tagrin e njohësit mjaft të mirë të futbollit shqiptar, si në vend, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, kishte një bazë të shëndoshë dhe të arsyeshme dhe 90 minutat e “Maksimirit” e vërtetuan plotësisht fjalën e Hafizit.

Përpara se të shkojmë më tej, duhet të pohojmë dhe madje theksojmë, se Skënderbeu e tejkaloi veten në këtë verë ëndrrash të mëdha të futbollit shqiptar dhe për këtë, lojtarët, trajneri Mirel Josa dhe drejtuesit e klubit meritojnë komplimente të sinqerta. Dhe duke thënë këtë, shtojmë këtu se nuk ishte Skënderbeu ai që u eliminua mbrëmë në kryeqytetin kroat, duke qenë aq pranë, por edhe aq larg ëndrrës së madhe, fazës së ndeshjeve në grupe të Ligës së Kampioneve.

Mbrëmë, në “play-off”-et e veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të kontinentit u eliminua futbolli shqiptar, i cili, me sigurimin e vendit të Skënderbeut në veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit, dëshmoi se e ka merituar ngjitjen në “Kategorinë e Parë” të futbollit evropian, por edhe se ende mbetet larg “Kategorisë Superiore” të këtij futbolli. Në fakt, javë më parë, në një intervistë për bashkëpunëtorin e AlbanianSport.com dhe redaktorin sportiv të gazetës sot, Adriatik Balla, Hafizi e pati parathënë një gjë të tillë.

Ai pati theksuar se Liga e Evropës ishte synimi më realist i Skënderbeut, që duhet konsideruar madje një sukses i madh. Ndonëse Dinamo e Zagrebit nuk ishte skuadra më e lavdishme e shortit të “play-off”-it të Ligës së Kampioneve, edhe për faktin se kishte 3 vjet që dështonte në këtë fazë të kësaj veprimtarie, pa shkuar dot në grupe, gjigandja kroate na dha një leksion sesi duhet të jetë një skuadër që e meriton të shkojë në “dasmën e madhe” të futbollit evropian të klubeve.

Duke lënë mënjanë ato 6 minuta të çmendura, ku kroatët kaluan në epërsi, korçarët barazuan menjëherë në aksionin tjetër dhe vendasit rigjetën epërsinë vetëm 300 sekonda më pas, e gjithë pjesa tjetër e ndeshjes u luajt me ritmin e Dinamos së Zagrebit. Madje edhe atëherë kur ajo mbeti me 10 lojtarë, teksa rezultati ishte 1-2, duke krijuar edhe një vegim të shkurtër të një përmbysjeje historike të korçarëve. Jo vetëm që nuk ndodhi kështu, por përkundrazi, Dinamo u shndërrua në një “monstër”.

Shënoi dy gola të tjerë, por, përtej kësaj, luajti sikur ishte ajo në superioritet numerik dhe jo Skënderbeu, ushtroi presion në të gjithë sektorët e fushës dhe dëshmoi potencial të jashtëzakonshëm njerëzor dhe fizik. Dinamo e Zagrebit dëshmoi se çfarë duhet të kesh që të shkosh në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Atë që Skënderbeu, por edhe i gjithë futbolli shqiptar i klubeve, nuk e ka dhe që do të duhet kohë për bërë tonën.

Megjithatë, beteja e parë u fitua. Tanimë Skënderbeu bëhet gati për Ligën e Evropës, ku prapëseprapë do t’i duhet të bëjë një përpjekje madhore për të qenë dinjitoz dhe për t’u hapur rrugën klubeve të tjera shqiptare. Koha do ta tregojë sesa kemi mësuar nga kjo verë e nxehtë e futbollit evropian, që në sezonet e ardhshme të mos digjemi kaq shpejt dhe lehtë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh