Prizreni: Nga Shqipëria më përzunë drejtuesit e korruptuar të KOKSH-it (III)

Share Button

Mundje-Prizreni-Evald-ALB-GER

Adriatik Balla 10.06.2015 12:15

Mundësi i njohur, tashmë trajner, komenton sjelljen e zyrtarëve të Komitetit Olimpike kundrejt sportistëve. Këto ditë Shqipëria merr pjesë në Lojërat Evropiane, i pari i këtij lloji, veprimtari që zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit. FSHM çoi tre emra në KOKSH, por ky i fundit e ndryshoi njërin nga sportistët.

Mënyra si u bë mund të jetë objekt i madh debati, por KOKSH ka mangësi të kësaj natyre dhe, kur është fjala veçanërisht për bursat olimpike, kjo është diçka e hershme. Duke folur për këto probleme, mundësi i mirënjohur dhe njëherësh teknik i ekipit të mundjes së Tiranës, Sahit Prizreni, akuzoi dhe një herë zyrtarët e KOKSH-it se me veprimet e tyre të papërgjegjshme po dëmtojnë rëndë sportin në Shqipëri.

Ai përmend rastin e sportistit të tij Egzon Shala, të cilit iu mohua pa të drejtë bursa olimpike, ndërkohë që Prizreni akuzon dyshen drejtuese të KOKSH-it, Bezhani-Bello, se po përpiqen t’i vënë “shkopinj nën rrota” mundjes shqiptare dhe sportit shqiptar në tërësi.

Kjo është intervista e Sahit Prizrenit, dhënë të përditshmes sportive shqiptare “SOT”, dhe përgjatë dy ditëve të fundit, AlbanianSport.com ju ka sjellë pjesën e parë dhe pjesa e dytë, ndërsa , sot ju sjellim edhe pjesën e tretë dhe të fundit.

 

..Vijon nga dje

 

– Ju jeni pjesë e Tiranës. Klubet tek ne kanë probleme, sepse fut hundët politika. Gjatë kësaj kohe fushate a ka pasur probleme klubi?

– Klubi i Tiranës është i mirë. Përpiqemi ta mbajmë jashtë dhe larg politikës. Duhet të kuptohet një herë e mirë se sporti nuk ka dhe s’duhet të ketë lidhje me politikën. Janë bërë tentativa të ndryshme, por mundja ka rezistuar dhe ka qenë jashtë kësaj fryme. Komuniteti ynë ka kontribut gjithandej dhe mundësit çajnë dhe në politikë. Së fundmi kemi dhe një mundës në parlament. Ky sport është i vështirë, por kush e ushtron atë ka sukses në jetë.

 

– Dakord, por asambleja e fundit që zhvilloi mundja, nuk u iku problemeve të vjetra…

– Ishte diçka që u keqkuptua dhe nuk doli si duhet në media, pra siç ishte në realitet. Natyrisht, federata ka probleme, por jo të kësaj natyre. Federata jonë në këtë asamble ishte unike, e bashkuar si kurrë, e vendosur të përballojë presionin politik. Kush ka vërejtje le t’i drejtohet gjykatës. U përpoqën të bëjnë lojëra, por komuniteti i mundjes është i qartë në atë që bën. Federata nuk është e askujt, por e sportit dhe e sportistëve. Kush dëshiron ta interpretojë ndryshe do të dështojë.

 

– Ju keni një karrierë të gjatë dhe ende ushtroheni në sport, por nuk garoni për Shqipërinë. Nuk jeni penduar për këtë?

– Unë jam pjesë e Tiranës si klub dhe në rang ndërkombëtar garoj për përfaqësuesen e Australisë. Pavarësisht kësaj, unë mbetem shqiptar dhe s’e kam tradhtuar vendin tim. Kam zgjedhur Australinë dhe garoj për këtë vend, pasi më ka larguar nga Shqipëria presidenti aktual i KOKSH-it, Viron Bezhani. Ka disa arsye që e ndërmora këtë hap. Së pari, problemi i bursës olimpike. Më takonte e s’merrja gjë, ndërkohë që bursat janë një suport i madh për sportistin. Së dyti, mu ndalua të stërvitesha në palestrën e Tiranës. Më ndaluan të stërvitesha me Tiranën, se gjoja unë paskësha qenë sportist i Kukësit. A thua se Kukësi ishte i serbit dhe jo një klub shqiptar. Detyroi shefin e klubit dhe trajnerin të thoshin se Sahit Prizreni prish stërvitjen. Çfarë nuk u tha për mua. Kjo ishte një poshtërsi, një skandal ndaj një sportisti që kishte përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadë, i kishte sjellë vendit medalje. Nuk mbeti rrugë tjetër veçse të largohem dhe të garoj për Australinë. Unë do të jem në Botëror në shtator dhe synoj kualifikimin në Olimpiadë.

 

– Ju vazhdimisht ankoheni për sjelljen e Bezhanit, s’ju duket e tepërt?

– Unë me Viron Bezhanin s’kam asgjë personale, asgjë. Përkundrazi, Bezhani dhe Bello kanë probleme me mua. Por arsyeja që unë ngre zërin ka lidhje me sportistët e mi, të cilët janë trajtuar në mënyrë të padrejtë, për gjërat që thashë më lart. Kjo s’është personale, megjithëse sportin e bëjnë të tjerët dhe jo zoti Bezhani, i cili mbetet njeri shumë i vogël, përpiqet vetëm të ngatërrojë dhe të prishë punë. Askush në komunitetin e mundjes nuk e do, askush. Në këto 5-7 vjetët e fundit ka humbur çdo respekt, duke i vënë shqelmin vetes edhe për ca gjëra që më parë mund të kishte merita. Unë nuk mendoj se bëhem i keq, kur ngre zërin ndaj padrejtësive, për më tepër kur kërkoj të drejtën e sportistëve të mi. Federata çon një listë në KOKSH dhe KOKSH-i heq një sportist e fut një tjetër. Si mund të bëhet kjo? Me siguri ka falsifikim firmash. Haku i sportistëve do t’i dëmtojë, se është e rëndë shumë të luhet me djersën e sportistëve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh