AlbanianSport.com 28.05.2015 16:15
ASNN – Trazirat që kanë përfshirë nivelet më të larta drejtuese të FIFA-s nuk mund të liheshin pa u komentuar nga njeriu që pretendon të marrë drejtimin e saj.
Princi Ali Bin Al Husein, kandidati i vetëm në garën me Sep Blater, tha se me skandalin e fundit të korrupsionit, FIFA nuk mund të qëndrojë më nën kaosin që vjen nga regjimi i zviceranit.
“FIFA-s i duhet një drejtues që udhëheq, orienton dhe mbron federatat, – ka deklaruar jordanezi. – I duhet një drejtim që pranon përgjegjësinë për veprimet që bën dhe që nuk
e delegon fajin diku tjetër.”
“Nuk mund ta pranojmë këtë krizë që ka përfshirë FIFA-n. Është një krizë që ka nisur prej kohësh dhe që nuk ka lidhje vetëm me ngjarjet e fundit”, – përfundoi ai.
Ndërkohë, pavarsisht arrestimit të zyrtarëve të lartë të FIFA-s, zgjedhjet do të zhvillohen sipas planit të premten.