Gjergj Vyshka 08.11.2014 19:35
“Tirana Eagles Basket” është ekipi më i ri i koshit shqiptar, që do të ketë trajner Klarent Dedajn. Ka qenë një iniciativë e këtij të fundit, së bashku me Pirro Tankun, për të mbledhur lojtarët e Partizanit dhe për të bërë një skuadër që nesër do të jetë në parket në aktivitetet kombëtare.
Prezantimi i kësaj skuadre është bërë ditën e hënë në sallën e lojërave në Universitetin e Sporteve. “Në fakt, – thotë Dedaj, – ne në sezonin 2012-2013 bënë të gjitha tentativat për krijimin e Partizanit të dikurshëm, por aventura jonë nuk zgjatur shumë. Bëmë dhe një përpjekje dhe vitin e kaluar e përsëri asgjë.”
“E tani për të mos u shkëputur nga basketbolli kemi krijuar “Tirana Eagles Basket”, atje ku do të jetë dhe Arjan Baçova”, – ka vijuar ai. – Në ceremoninë e përurimit të ekipit ishte dhe ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi. Lojtarë të rinj dhe ish-basketbollistë i janë bashkuar këtij projekti. Shoqata është regjistruar në gjykatë.”
“Ndërkohë që ka nisur dhe stërvitjet për të qenë gati për të ardhmen”, – ka përfunduar Klarent Dedaj, trajneri i ekipit më të ri të koshit shqiptar, “Tirana Eagles Basket”.