Gjergj Vyshka 15.11.2014 17:05
Gjatë konferencës për shtyp të së premtes në Rinas, Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, do të deklaronte: “Gjej rastin të falënderoj këta heronj që i quajti ministrja, veçanërisht kampionin Godellin. Citoj presidentin e Federatës Botërore të peshëngritjes, i cili ka thënë se Daniel Godelli sot i mësoi kinezëve se si bëhet peshëngritja.”
Pa lënë pa përmendur të talentuarën Romela Begaj që konkurroi në një kategori të jashtëzakonshme ku mposhti kinezen, koreanen, rusen dhe doli fitimtare, – ka vijuar ai. -Një ekip i kompletuar, i rregullt, me virtyte, i vendosur dhe ne për herë të parë arrijmë të kualifikojmë 5 djem dhe 1 vajzë. Hera e parë që Shqipëria do të marrë pjesë me 6 sportistë në Olimpiadë.”
“Për herë të parë u vendos një grand prej 100 mijë eurosh që këta sportistë të stërviten në kushte më të mira dhe të arrini në këto rezultate si tani. Në “Rio 2016” Shqipëria do të gëzojë medaljet e para nga peshëngritja”.