Premier Liga njofton lojtarët, më 9 maj nisin stërvitjet, më 8 qeshor ndeshjet

Share Button

AlbanianSport.com 22/04/2020 22:25

ASNN – Premier Liga Angleze është padyshim një nga 5 kampionatet kryesore të vende të Evropës dhe fati i rikthimit të saj në fushën e blertë, apo edhe, si fillim, vetëm stërvitjeve është lidhur ngushtë me fatin e rikthimit të Serisë A të Italisë, Ligës spanjolle, Bundesligës gjermane apo edhe Ligës 1 të Francës. Kështu, sikundër raporton e përditshmja më e madhe britanike, “The Sun”, klubet e Premier Ligës po planifikojnë t’u kthehen stërvitjeve më 9 maj.

Kryetrajnerët e klubeve kanë qenë në kontakt me lojtarët e tyre, duke i informuar ata me planin e ri. Edie Houi ka kontaktuar lojtarët e Bornemuthit, duke i paralajmëruar ata se kur duhet të kthehen në stërvitje. Shefilld Junajtid kishte planifikuar fillimisht të kthehej në stërvitje më 4 maj, por tanimë e ka shtyrë atë me 5 ditë, për të rinisur stërvitjen më 9 maj. Edhe Bërnli i Shon Dajksit po planifikuar gjithashtu t’u kthehet stërvitjeve në të njëjtën kohë.

Po kështu po planifikon edhe Uest Hemi, por edhe Kristal Palesi. Premier Liga është pezulluar me afat të pacaktuar, për shkaku të epidemisë së koronavirusit. Krerët e ligës kanë thënë se ndeshjet do të rinisin kur të jetë sigurt. Hëpërhë, nëpër Britaninë e Madhe janë vendosur masat kufizuese dhe ato do të rishikohen më 7 maj. Por, Premier Liga po planifikon të rikthehet nëpër stadiume pa shikues në qershor. “Lojtarëve është duke iu thënë të bëhen gati që në mesin e qershorit të vazhdojnë ndeshjet, – ka thënë një burim për “The Sun”. – E po ashtu të synohet fillimi i stërvitjeve në mesin e majit.”

Premier Liga po planifikon të luhet pa shikues, ndërsa stadiumi “Uembli” mund të përdoret për të organizuar deri në 4 ndeshje brenda ditës. Po ashtu është duke u biseduar që ndeshjet të transmetohen drejtpërdrejtë edhe në kanalet pa pagesë si BBC e ITV. Krerët e klubeve të Premier Ligës kanë biseduar nëpërmjet një video-konference më 17 prill, ndërsa është thënë se në skenarin më të mirë të mundshëm, ndeshja e parë do të luhet më 8 qershor 2020.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh