Premier Liga, 1.101 miliardë euro për transferime, Seria A, 927 milionë

Share Button

AlbanianSport.com 04/08/2018 12:05

ASNN – Na ndajnë vetëm pak ditë nga fillimi i ri i sezonit të Premier Ligës, por edhe më pak ditë deri në mbylljen e afatit të transferimeve të futbollistëve në Angli dhe janë prapë klubet angleze që kanë shpenzuar më shumë se klubet tjera evropiane. Klubeve të Premier Ligës nuk do t’u lejohet të nënshkruajnë lojtarë kur fillon sezoni, edhe pse ata mund të shesin lojtarë jashtë apo t’i dërgojnë huazim gjatë gjithë gushtit. Për të 5-tën verë me radhë, klubet kryesore angleze kanë shpenzuar më shumë se 1 miliard euro.

Apo më saktë, 1.101 miliard euro të shpenzuara, me Liverpulin që kryeson listën si shpenzuesi më i madh. Zakonisht në këtë listë kemi lojtarë të shtrenjtë, por më i shtrenjti është portieri Alison Beker, i cili i kushtoi Liverpulit 75 milionë euro për të ardhur në “Enfilld”, ndërsa Nabi Keita që po ashtu shkoi tek ky klub për 60 milionë euro.

Rijah Mahrez është lojtari i dytë më i shtrenjtë sivjet në Premier Ligë pasi u transferua tek Mançester Siti për 68 milionë euro. Ai lë pas ardhjen e Fredit tek rivalja Mançester Junajtid.

Pesëshja e të parëve përmbyllet me Çellsin që bleu Zhorzhinjon për më shumë se 55 milionë euro. Një shumë e përgjithshme prej 195 milionë eurosh e bën Liverpulin të jetë i pari, por e papritura është Uest Hemi, që mban vendin e dytë, më 95 milionë euro të shpenzuara. Një klub tjetër që ka çuditur është Fulhami, që po gjithashtu ka shpenzuar shumë, duke qenë në treshen e të parëve, më 82 milionë euro. Nuk është ndonjë çudi që të shohim klubet e Premier Ligës që shpenzojnë kaq shumë para gjatë verës, edhe pse Seria A këtë radhë është e dyta.

Deri me tani ekipet italiane kanë shpenzuar në total 927 milionë euro, por edhe kanë marrë në gjirin e tyre lojtarin më të mirë në botë, Kristiano Ronaldon. La Liga spanjolle është e treta, më 643 euro të shpenzuara deri me tani, Bundesliga gjermane e katërta më 415 milionë, para Ligës 1 të Francës, që ka shpenzuar 376 milionë, kurse interesant është fakti se “Çampionshipi”, kategoria e dytë e futbollit anglez ka shpenzuar 148 milionë euro.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh