Pragderbi… Tirana-Partizani, një sfidë përtej rivalitetit & historisë

Share Button

AlbanianSport.com 27/02/2019 09:15

ASNN – Derbi i kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit do të luhet këtë të premte në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, në kuadër të javës së 24-të. Është i parafundit në kampionat për këtë sezon, por shihet si duel vendimtar për të kuqtë, të cilët janë në vend të parë në renditje dhe me një fitore në derbi mund ta “vrasin” kampionatin, duke shkuar drejt titullit pas plot 26 vjetësh. Por përballë do të kenë një skuadër jo të lehtë. Përkundrazi, përballë do të kenë armiken e vjetër të kryeqytetit, ajo që edhe në ditën më të keqe i bën copash “demat”.

Atmosfera në kryeqytet po merr flakë për këtë ndeshje, sepse edhe momenti që po kalojnë skuadrat është mjaft i mirë. Madje Partizani dhe Tirana kanë ecurinë më të mirë të vitit 2019, një prirje në rritje të rezultateve dhe që mund të përcjellin këtë fundjavë një prej ndeshjeve më të mëdha të viteve të fundit. Sigurisht, Tirana është pritëse këtë herë dhe do të ketë më shumë tifozë në impiant, por bardheblutë, për të rritur prezencën dhe për të sjellë rivalitetin në shkallën më të lartë. Ky do të jetë derbi numër 152 midis dy emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar.

Statistikat janë në favor të Partizanit, i cili ka fituar 64 ndeshje, kurse Tirana ka fituar 40 takime derbi. 47 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim. Megjithatë, edhe pse Partizanin e favorizojnë statistikat, duket se moralisht Tirana është më mirë, pasi nuk ka humbur asnjë ndeshje në 5 takimet e fundit, duke pasur 3 fitore e dy barazime, kurse Partizani ka 4 fitore e 1 humbje në këto 5 duele të fundit në kampionat. Sa u takon përbërjes së lojtarëve Partizani është disi më lart, sidomos në aspektin e grupit dhe lojës së grupit.

Por Tirana ka disa kualitete që bëjnë diferencë dhe një trajner si Ardian Mema që e ka bërë “zap” grupin dhe po i merr maksimumin gjatë këtyre javëve. Natyrisht, diferencat me pikë mes skuadrave janë të mëdha dhe objektivat e tyre të ndryshëm, por në duelet derbi këto pak rol luajnë, sepse derbi mbetet i tillë gjithmonë dhe fituesi është i paparashikuar. Në lidhje me lojën dhe treguesit sportivë të mbrojtjes dhe të sulmit, mund të thuhet se Partizani është skuadër më e qëndrueshme këtë sezon dhe nuk është rastësisht në vend të parë me 49 pikë.

Kurse Tirana, në vend të 7-të me 28 pikë ka pasur luhatje të theksuara. Të kuqtë kanë një ekuilibër më të mirë mes reparteve. Në 23 javë garë “demat” kanë regjistruar 15 fitore, 4 barazime e 4 humbje. Kurse rivalja tjetër kryeqytetase në 23 ndeshje të luajtura kanë siguruar 7 fitore, 7 barazime e 9 humbje. Një zhbalancim e frikshme për dy kundërshtarë që nuk kanë kaq shumë ndryshim në cilësi. Partizani ka shënuar në 23 javët e para 26 gola dhe pësuar 11 gola, duke pasur një diferencë prej 15 golash, treguesi më i mirë ndër ekipet e Superiores.

Në fakt, meritë për këtë tek ekipi i Gegës ka drejtpërdrejt mbrojtja. Kjo dëshmohet më mirë me statistikat e Tiranës, e cila ka një sulm më të mirë, sepse ka realizuar 28 gola, ekipi më efikas në Superiore sa i takon realizimit, por bardheblutë i ka marrë “në qafë” mbrojtja me 25 gola të pësuar. Ka qenë pikërisht dobësia e mbrojtjes që ka sjellë zhgënjimin e Tiranës në renditje. Megjithatë, ky derbi mund të kthejë pas shumë vitesh dominim të Partizanit në duele direkte, shkëlqimin e humbur të bardheblubve. Trajneri Mema dhe skuadra duken optimistë, sikurse dhe tek Partizani presin të shohin triumf.

Për këtë arsye pritet një duel i madh ndërmjet rivalëve kryeqytetas.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh