AlbanianSport.com 05.09.2015 18:35
ASNN – Sulmuesi i Portugalisë, Luis Nani, i transferuar këtë verë tek Fenerbahçe në kampionatin turk, theksoi për mediat portugeze se ndeshja me Shqipërinë ishte shumë e vështirë për skuadrën e tij kombëtare dhe se shqiptarët meritonin vëmendje.
“Ata na kanë mundur një herë në fushën tonë dhe ne e dimë se Shqipëria është rritur shumë si skuadër dhe ka shanset e veta, – ka thënë ish-lojtari i Mançester Junajtid. – Ata të befasojnë me lojën mbrojtëse dhe kundërsulmuese.”
“Ne duhet të kemi kujdes përballë tyre, për më tepër që ndihen të motivuar në prani të publikut të tyre, – ka vijuar portugezi Nani. – Sidoqoftë, Portugalia synon kualifikimin direkt dhe besoj se do të fitojmë ndaj Shqipërisë.”