AlbanianSport.com 18/12/2018 23:55
ASNN – Leister Siti nuk ia doli të kalojë në turin tjetër të Kupës EFL në Angli (Kupës së Ligës Angleze), pasi u thye nga pika e bardhë e 11-metërshave prej Mançester Sitit. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1 me golat e Kevin De Bryjnes e Mark Ollbratjon. Situata shkoi që të ekzekutohen 11-metërshat për të përcaktuar skuadrën që do të shkonte më tej.
Heroi i Mançester Sitit në këtë ndeshje ishte “gardiani” i përfaqësueses së Kosovës, Arjanit Muriqi, sepse i priti dy prej goditjeve nga pika e bardhë kundërshtarëve dhe i dha kualifikimin skuadrës së tij. Pasi Fuks dështoi të çonte topin në rrjet nga pika e bardhë, Muriqi ndali goditjet e Madisonit dhe Sojunkusit, para se Zinçenko të realizonte golin e fundit për Sitin.
Edhe në kuadër të Ligës së Kombeve, Kosova e pati një “armë” të fortë në formacionin e saj, pasi Muriqi bëri paraqitje të mira në tërësinë e ndeshjeve, por me të rinjtë e Sitit, fillimisht, tani dhe me skuadrën e parë, shtatlarti i portës po ia del të sigurojë një paraqitje të nivelit më të lartë dhe mori edhe përshëndetjet e trajnerit të madh Pep Guardiola.