Portieri Çako, e kuqja që ndëshkon fierakët, Dinamo mund Apoloninë 3-1

Share Button

AlbanianSport.com 10.02.2017 18:45

ASNN – Dinamo ka siguruar një 3-pikësh të vlefshëm në javën e 15-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Blutë e kryeqytetit kanë mundur në fushën e vështirë të Fierit, Apoloninë me rezultatin 1-3. Kjo sfidë u transmetua drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizioni Shqiptar. Kështu, Dinamo ka mundur 1-3 Apoloninë në fushën e kësaj të fundit duke marrë kështu një fitore të vyer.

Ndeshja ka nisur më mirë për vendasit, që rrezikojnë që në minutën e 4-t, kur Shahaj tenton me një goditje fluturimthi me të djathtën nga jashtë zone por topi kalon mbi traversë. Më pas, në të 13-ën, është Dimo që brenda zonës gjuan fort por pret Birja. Apolonia ka inisiativën dhe vazhdon të rrezikojë portën e Dinamos. Në minutën e 33-të, Myrto Uzuni nuk arrin të kontrollojë një top të ardhur nga Krasniqi kur ishte brenda zonës.

4 minuta më pas është Krasniqi, që i vetëm para portierit Birja godet në mënyrë të gabuar. Me një Apoloni më kërkuese në drejtim të golit, por me rrjeta të paprekura mbyllen 45 minutat e para. Pjesa e dytë nis me gol. Eshtë Dianmo që kalon në epërsi, kur Ejo driblon bukur brenda zonës së Apolonisë, duke mposhtur portierin Çako. Por vjen minuta e 66-të dhe barazon  Apolonia.

Krasniqi ekzekuton bukur një goditje dënimi dhe topi përfundon në rrjetë. Në të 73-ën vendasin mbesin me 10 lojtarë në fushë. Një goditje me bërryl në minutën e 79-të e portierit Çako ndaj futbollistit të Dinamos, bën që të ndërhyjë gjyqtari kryesor i takimit. Karton i kuq për veprimin e Çakos dhe 11-metërsh për Dinamon. Nga pika e bardhë gjuan Gërxho dhe 1-2 për Dinamon.

Në këto momente të mira për miqtë, vjen edhe goli i tretë. Në minutën e 83-të është Enkel Alikaj që godet saktë nga jashtë zone, duke fiksuar shifrat në 1-3 për Dinamon.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh