AlbaniaSport.net 26.03.2015 11:45
ASNN – Klaudio Bravo ruajti fitoren në “El Klasiko”-n me tre ndërhyrje spektakolare, dy përballë Karim Benzemasë dhe një ndaj Kristiano Ronaldos. Kiliani nuk fshihet pas Ter Stegenit, që ndaloi Kun Agueron me shokë, por shkëlqeu me paraqitjen e tij në një fundjavë zhgënjyese për portierët në Evropë.
Bravo, aktualisht regjistron 17 gola të pësuar në 28 takime në Primera Division. Kontributin e tij në kryesimin e Barcelonës e kuptuan së fundi francezi Benzemaja dhe portugezi Ronaldo, të cilët nuk i shënuan më shumë se një gol të dy së bashku. Ish-portieri i Real Sociedadit la pas në këtë mënyrë disa kolegë të njohur për talentin e tyre.
E fillojmë me Kurtuanë, i cili në Hall-Çellsi pësoi dy gola brenda pak minutash duke vënë në diskutim rezultatin e bluve në fushë të huaj. Paraqitje e dobët bëri edhe Manuel Nojeri i Bajernit të Mynihut, që dështoi përballë Borusias së Mënshengladbahut në sfidën e 60-të të Pep Guardiolës në stolin bavarez.
Ndërsa De Gea pati fajin e tij në golin e pësuar nga Starridxh në derbin e Anglisë, Mançester Junajtid-Liverpul. Me pak fjalë ndërsa portierët më të mëdhenj në Evropë tregojnë se është normale të gabosh. Klaudio Bravo dhe Ter Stegen kanë filluar një konkurrencë pozitive mes tyre, nga e cila përfiton dukshëm Barcelona dhe kjo jo për pak kohë.