Gjergj Vyshka 23.01.2015 10:05
Në futbollin shqiptar rikthehet fenomeni i moszhvillimit të ndeshjes për faktin se forcat e rendit nuk e marrin përsipër mbarëvajtjen e takimit. Kështu ka ndodhur dhe dje në fushën sportive të Vorës, atje ku skuadra vendëse priste Erzenin e vendit të dytë në grupin A të Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Nisur nga afërsia mes Vorës e Shijakut, por dhe nga pretendimet që shijakasit kanë për t’u ngjitur në Kategorinë e Dytë, atëherë fansat e Erzenit kanë qenë të shumtë. Ndërkohë forcat e rendit, edhe pse Vora mbulohet nga Komisariati Nr. 6 i kryeqytetit, kanë qenë të pakta në fushën e lojës.
Dhe me arsyetimin se e kanë të vështirojë të administrojnë situatën, apo dhe tifozët shijakas që ishin të shumtë, atëherë janë tërhequr nga mbarëvajtja e takimit. Sepse duke iu ruajtur ndonjë konfrontimi të mundshëm të tifozëve të të dy skuadrave ata e kanë parë të arsyeshme të mos e sigurojnë zhvillimin e ndeshjeve.
Brenda rregullores gjyqtarët e ndeshjes, vëzhguesi dhe delegati kanë pritur që policia të bëhej më e shumtë në forca. Por nuk ka ndodhur kështu, ndërsa ndeshja nuk është luajtur, kurse Erzeni është në pritje të pikëve në tavolinë. Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Korabi dhe Gramshi kanë vijuar të fitojnë, si dhe të ruajnë kryesimin.
Kategoria e Dytë
Grupi A
Java e 18-të
(22-23 mars 2015)
Të dielën:
Skrapari – Luzi 2008 1-2
Teuta B – Shënkolli 1-2
Domosdova – Tirana B 0-3
Korabi – Olimpik 5-1
Vora – Erzeni (nuk u zhvillua)
Albpetroli pushim
Të hënën:
Partizani B – Sukthi –
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Korabi 17 16 1 0 31-6 49
- Erzeni 16 14 0 2 44-14 42
- Luzi 2008 17 11 2 4 31-13 35
- Partizani B 15 9 3 3 20-6 30
- Shënkolli 17 7 3 7 31-21 24
- Vora 16 6 5 5 21-17 23
- Tirana B 16 5 4 7 28-28 19
- Albpetroli 16 4 6 6 14-16 18
- Sukthi 16 5 3 8 18-22 15
- Skrapari 16 3 2 11 9-40 11
- Teuta B 17 2 4 11 15-27 10
- Olimpik 16 3 3 10 22-39 9
- Domosdova 17 2 2 13 10-45 8