AlbanianSport.com 09.02.2015 20:40
ASNN – Pogradeci ka shtuar radhët, ndërsa ka bërë të tijin ish-portierin e Sopotit, Frebjol Leka. Ndërkohë që fitorja me Butrintin, të shtunën e kaluar, jo vetëm që është shijuar, por i ka hapur oreksin liqenorëve pse jo për të shpresuar që të ngjiten në Superiore. Ndërkaq, autori i golit të liqenorëve, Franc Bufasi, në një prononcim për faqen e “Facebook”-ut të Klubit Sportiv “Pogradeci”, ka deklaruar: “Golin ia dedikoj trajnerit Ardian Abazaj”.
“Tani na presin të tjera suksese”, – ka shtuar ai. Ndërkohë një tjetër prononcim do të vinte dhe nga Pere, që do të deklaronte: “Morëm një trepikësh me vlera ndaj një kundërshtari të drejtpërdrejtë në objektivat tona, që është ngjitja në Kategorinë Superiore. Tashmë nuk do ta ndalim hapin ndaj kryesuesve të tjerë. I zbatuam mirë rregullat dhe taktikën e dhënë nga trajnerët tanë.”
“Dhe për rrjedhojë kemi zhvilluar një lojë mjaft të bukur, – ka vijuar Pere. – Duhet të kishim shënuar dhe gola të tjerë me rastet që na janë paraqitur. Tani na pret një ndeshje shumë e vështirë, ndërsa do të luajmë në fushë të huaj ndaj Luftëtarin. Por me besim shpresoj që të marrim atje një rezultat pozitiv.”
Sakaq liqenorët vlerësojnë se është duke ardhur në formë dhe mesfushori Shyti, ndërsa kështu Pogradeci ka hyrë në radhët e pretendentëve për në Superiore.