AlbanianSport.com 27.02.2015 19:50
ASNN – Mesfushori Sajmir Jahaj do të jetë një forcë shtesë për Pogradecin e Ardian Abazajt në ndeshjen ndaj Tomorit, e cila të shtunën në ora 14:00 do të luhet në Berat.
Jahaj ka pasur një dëmtim të gjatë dhe pas konfirmimit të mjekëve ai do të mund të luajë që në minutën e parë në sfidën me Tomorin.
Kjo për arsye se Pogradeci do të kërkojë të marrë pikët maksimale. Ndaj dhe me kthimin e Jahajt, liqenorët ndihen më optimistë për kalimin e sfidës me Tomorin me sukses.