AlbanianSport.com 13.01.2015 11:05
ASNN – Pogradeci i Kategorisë së Parë duket se po rrudhet nga lojtarët që ka pasur në pjesën e parë të sezonit 2014-2015. Kështu pas Vangjo Zgurit, i cili tashmë ka deklaruar largimin nga Pogradeci, një tjetër futbollist ka kërkuar divorcin, kjo të paktën edhe sipas faqes në “Facebook” të klubit të futbollit.
Është fjala për Klejdi Kllogjerin, i cili ka kërkuar zyrtarisht divorcin nga liqenorët e Ardian Abazit. Në fakt, ajo që bëhet e ditur është fakti se liqenorët nuk kanë hyrë në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër për t’u përforcuar. Por janë mjaftuar me lojtarë të marrë nga ekipet e moshave.
Sa i përket periudhës përgatitore, ajo duket është se duke ecur me intensitet të lartë dhe me ritme të shpejta. Grupi është duke treguar seriozitet të plotë në stërvitje, ndërsa luftohet fort për një vend në formacion si titullar. Pritet që Pogradeci, ashtu sikurse të gjitha skuadrat e tjera të Kategorisë së Parë, të nisë dhe ndeshjet miqësore, që ndoshta do të jenë të shpeshta.