AlbanianSport.com 21.01.2015 17:35
ASNN – Ndryshe nga skuadrat e tjera të Kategorisë së Parë në grupin e Jugut, atje ku Lushnja, Dinamo, Bylis, Butrinti, Sopoti dhe Luftëtari kanë bërë përforcime, Pogradeci s’ka bërë asnjë lëvizje.
Madje ka pasur dhe largime si Zguro dhe Kllogjeri, ndërsa liqenorët gjykojnë se tashmë Kategoria Superiore për ta është gjithnjë e më larg. Megjithatë ata mendojnë se do ta nisin mbarë sezonin ndaj Butrintit më 7 shkurt 2015, në Pogradec.
Ndërsa trajneri Abazaj do të deklaronte: “Pres rikthimin e mesfushorëve Jahaj dhe Shkullaku, pasi me rikuperimin e këtyre lojtarëve plotësohen boshllëqet e mesfushës, atje ku skuadra ka mangësi”.