AlbaniaSport.net 21.01.2015 14:55
ASNN – Pogradeci do të jetë me mungesa sot në përballjen në “Gjorgji Kyçyku” ndaj Sopotit. Për trajnerin Ardjan Abazaj do të mungojnë mbrojtësi Hysenllari dhe sulmuesi Pengu.
Dhe nisur edhe nga situata e vështirë që liqenorët kanë kaluar këtë javë, teksa kanë protestuar për shkak të rrogave të munguara. Dhe me dy lojtarë mangët, edhe me stërvitshmëri jo të plotë, atëherë liqenorët duket se do ta kenë të vështirë me Sopotin.
Megjithatë Pogradeci shpreson që të fitojë për të mos rrezikuar mbijetesën në Kategorinë e Parë.